Sport

Brdariç: “Sezon jashtë normales, jemi krenarë që luftojmë në dy fronte”

17 Maj 2021, 18:36 Nga DOSJA
Brdariç: “Sezon jashtë normales, jemi krenarë që

SHKODER – Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, u shpreh i lumtur për fitoren 1-0 në shtëpi ndaj Kastriotit. Në prononcimin pas ndeshjes për “Gol pas Goli”, ai deklaroi:

“Një sfidë e vërtetë, e dinim që do ishte një ndeshje e fortë, për vetë pozitat ku ndodhet Kastrioti. Luftuam shtymë përpara dhe e morëm këtë fitore. Jam i lumtur.

Një sezon i jashtëzakonshëm jashtë normales. Të gjithë do të jenë të lumtur me këtë ecuri. Na vjen mirë dhe jemi krenarë që do luftojmë në dy fronte. Shpresoj që në fund të sezonit të marrim diçka pozitive.

Kemi folur me lojtarët dhe iu kam thënë që edhe lojtarët e stolit do të jenë vendimtarë. Sulmuesit kanë nevojë për besim, por edhe lojtarët e tjerë dhe ne këtë gjë kemi bërë, iu kemi dhënë besim të gjithë lojtarëve, të cilët na i shpërblyen.

T’i kënaqmi kësaj fitore, duhet të mbledhim forcat, duhet të mendojmë dhe të luftojmë për këto 3 finale që na kanë mbetur, për maksimumin e mundshëm”,– u shpreh Brdariç.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport thomas brdaric. trajneri i vllaznise thomas brdaric. trajneri i vllaznise

Sondazh

Poll