Politike

Ndan videon nga Sllovenia, Meta përkrah Vjosa Osmanit, mesazhi: Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi!

18 Maj 2021, 07:18 Nga DOSJA
Ndan videon nga Sllovenia, Meta përkrah Vjosa Osmanit, mesazhi:

TIRANË– Presidenti, Ilir Meta ka publikuar një video nga takimi i djeshëm i udhëheqësve të procesit të ‘’Brdo-Brijunit’’ ku shihet në krah të Vjosa Osmanit.

Meta shkruan se Shqipëria do të mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese. Meta shkruan se vizat janë një e drejtë ende e mohuar e shqiptarëve të Kosovës dhe liberalizimi i tyre duhet të bëhet pa vonesa të mëtejshme.

POSTIMI:

Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll