Politike

Shqipëri-Kosovë firmosin marrëveshje në fushën e mbrojtjes, Peleshi: Ballkani në NATO, garanci për stabilitet

18 Maj 2021, 07:03 Nga DOSJA
Shqipëri-Kosovë firmosin marrëveshje në fushën e

TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka patur sot një vizitë zyrtare në Kosovë ku u prit nga homologu i tij kosovar, Armend Mehaj.

Takimi filloi rreth orës 10:30 në Ministrinë e Mbrojtjes dhe më ata mbajtën dhe një deklaratë për mediat.

Mehaj përmes një prononcimi për media tha se kanë biseduar për krijimin e bazës ligjore për aktivitete e tyre të përbashkëta ushtarake.

Si dy vende vëllezër diskutuam për interesat e përbashkëta të dy vendeve. Roli i Ministrisë së Mbrojtjes është shumë i rëndësishëm. Sfidat në mjedisin tonë të sigurisë janë të ngjashme. Sot vlerësuam lart marrëdhëniet vëllazërore për t’i ngritur në një nivel më të lartë. …krijimin e bazës ligjore të aktiviteteve tona të larta ushtarake”,– ka thënë Mehaj.

Jemi të gëzuar sa herë që vijmë në Kosovën, është vendi i vëllezërve tanë, i shqiptarëve. Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet mbështetëse e pakursyer e të gjitha proceseve integruese të Kosovës. Ne kemi përshkruar rrugën që Kosova synon, ne kemi ndarë eksperiencën drejt NATO-s”, tha Peleshi.

Ministri u shpreh i kënaqur me arritjen e marrëveshjes me ministrin Mehaj sa i përket fushës së sigurisë.

(a.b/d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike niko peleshi niko peleshi ne kosove niko peleshi niko peleshi ne kosove

Sondazh

Poll