Aktualitet

Selenicë/ 20 plumba kallashnikovi ndaj drejtorit të bashkisë, familja terrorizohet në mes të natës (DETAJE)

21 Maj 2019, 08:27 Nga DOSJA
Selenicë/ 20 plumba kallashnikovi ndaj drejtorit të bashkisë,

Vlorë- Në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 26-vjeçarit, Xhuljano Marës në Selenicë të Vlorës.  Dosja.al mëson se në drejtim të banesës është qëlluar me 20 plumba dhe brenda ndaj ndodheshin të gjithë familjarët. Arma që kanë përdorur autorët është kallashnikov por nuk ka të lënduar.

Theksojmë se Xhuljano Mara është punonjës në bashki, me detyrë shefi i Shërbimeve Publike dhe ka theksuar se nuk ka konflikte me asnjë person. Familjarët janë terrorizuar nga e gjithë ngjarja e cila ndodhi gjatë mesnatës. Dyshohet se autorët kanë dashur t’i japin një mesazh, një paralajmërim 26-vjeçarit. Në banesën e të riut dhe në zonën përreth nuk ka kamera.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë:

Selenicë, Vlorë

Më datë 21.05.2019, rreth orës 01:00, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në pjesën e jashtme të murit të banesës së 26 vjeçarit Xh.M, në Selenicë.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po kryen veprimet e mëtejshme hetimore në lidhje me identifikimin dhe kapjen e autorit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 20 plumba në drejtim të banesës në selenicë banesa e xhuljano marës 20 plumba në drejtim të banesës në selenicë banesa e xhuljano marës

Sondazh

Poll