Politike

‘S’na nxjerrin në TV’/ Kritiku i Bashës nxeh Fevziun, moderatori nuk përmbahet: Kam një problem, thonë &#

18 Maj 2021, 06:31 Nga DOSJA
‘S’na nxjerrin në TV’/ Kritiku i Bashës nxeh

TIRANË– Deklarata e një prej kritikëve të kryedemokratit Lulzim Basha, Lisandër Hoxha ka nxehur moderatorin Blendi Fevziu. Pas akuzave se të rinjtë nuk ishin promovuar sa duhet, në emisionin “Opinion” plasi debati. Fevziu ia ktheu Hoxhës, duke ia vënë fajin të rinjve se nuk pranonin të dilnin pa i udhëzuar ‘partia’.

DEBATI NË STUDIO:

Lisandër Hoxha: Deklarata për shtyp i japin vetëm 4 njerëz. Nuk promovojnë njerëz.

Fevziu: Kam një problem. E dëgjoj shumë, por shumica e njerëzve që thonë nuk na nxjerrin në televizion kur shkon i kërkon që të vijnë, thonë po fol pak me të partisë. Kam Markun aty që gjithë jetën, ka ardhur kur e kemi ftuar. Është në karrige sa herë kemi pasur nevojë ne. 99% e të tjerëve, thonë se duhet të marrë leje. Me partitë personat flasin vetë, unë nuk jam lidhësi gojor. Është problemi juaj.

Lisandër Hoxha: Parti në opozitë që nuk promovon njerëz e kupton apo jo? 4 veta lexojnë deklarata për shtyp. E turpshme!

Fevziu: Kam një problem në PS, në drejtimin që Rama e ka të centralizuar, prapë duket sikur ka ca personalitete që mund të jetë zëvëndësues. Si shpjegohet që nuk ka? Edhe Veliaj po të jetë, nuk është gjë e vogël. Sali Berisha, lider absolut. Kishte Spartak Ngjelën, Arben Imamin, Gramoz Pashkon, etj. Edhe tek Berisha nuk mund të bëhej garë. Po kishte personalitete Berisha.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike blendi fevziu lisander hoxha blendi fevziu lisander hoxha

Sondazh

Poll