Aktualitet

Ndërtimi i Kampusit të UT! Akademisë së Arteve dhe asaj të Sigurisë mund të kushtojnë 70 milionë euro

18 Maj 2021, 05:12 Nga DOSJA
Ndërtimi i Kampusit të UT! Akademisë së Arteve dhe asaj

Tre projekte që janë në funksion të Arsimit mund të kushtojnë të paktën 70 milionë euro.

Bëhet fjalë për Kampusin e ri të Universitetit të Tiranës, Akademinë e Arteve dhe Akademinë e Sigurisë. Të dhënat u bënë të ditura në një dokument të Ministrisë së Arsimit ku nënvizohet se “në buxhetin e vitit 2021, është planifikuar fondi prej 500 milionë lekë për hartimin e projekteve për Universitetin e Tiranës, Akademinë e Arteve dhe Akademinë e sigurisë.

Referuar VKM nr. 641, datë, 29 korrik 2020, Bashkia Tiranë është përcaktuar si autoritet kontraktues për të zhvilluar procedurën e prokurimit. Për momentin, vlerësohet se kosto e përafërt për të tre kampuset mund të jetë 65-70 milionë euro, ndërsa vlerësimi më i saktë mund të bëhet pas përfundimit të projektimit”.

Këto investime pritet që të zënë vend në 5 vitet e ardhshme menjëherë sapo të ketë përfunduar procedura e prokurimit nga ana e Bashkisë.

“Në periudhën 2021-2026 do të ndërtohen tre kampuse të reja të IAL-ve publike. Vlera e përafërt e këtyre investimeve do të jetë 65-70 milionë euro, që është investimi më i madh i bërë ndonjëherë në arsimin e lartë shqiptar ” thuhet në dokument. Këto shpenzime nuk janë përfshirë në strategjinë e Ministrisë së Arsimit për 5 vitet e ardhshme.

Bashkisë së Tiranës ju caktua zhvillimi i procedurës së prokurimit me një vendim të veçantë në verën e vitit të kaluar. Në atë kohë në vendim thuhej që “ Bashkia Tiranë të administrojë procedurat e prokurimit publik për zhvillimin e projekteve, me objekt “Ndërtim i Kampusit të Ri të Universitetit të Tiranës”, “Ndërtim i godinave të Universitetit të Arteve të Tiranës” dhe “Ndërtim i Kampusit të Policisë së Shtetit, Policisë Shkencore dhe Akademisë së Sigurisë”.

Efektet financiare për zhvillimin e këtyre procedurave përballohen nga buxheti i shtetit. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Kulturës, Ministria e Brendshme dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare” thuhet në vendim.

Kjo nuk është hera e parë që Bashkisë së Tiranës i besohet roli i autoritetit kontraktor për objekte që nuk kanë vetëm karakterin lokal. Edhe ndërtimi i Teatrit të ri Kombëtar pas shembjes që u bë një vit me parë iu la pikërisht kësaj bashkie.

MONITOR

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kampusi i universitetit te tiranes monitor kampusi i universitetit te tiranes monitor

Sondazh

Poll