Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Hoxha: E pashë kur e arrestuan një person, ishte i shkurtër 

17 Maj 2021, 21:06 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Hoxha: E pashë kur e arrestuan një

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se në Lipjan ka parë një nga personat e arrestuar për kokainën prej 400 kg të sekuestruar ditën e sotme. Në një intervistë për ATV, Hoxha ka thënë se i arrestuar ishte trupshkurtër si dhe i moshës 55-60 vjeç.

“Kur hyra në Lipjan e pash që e kishin arrestuar një person. Në bazë të pamjes m’u duk që ishte diku 55-60 vjeç, pak i shkurtër me trup,” tha ai.

Droga u sekuestruara mesditën e sotmeAjo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kapet 400 kg kokaine ne kosove artan hoxha kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll