Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Policia dhe Prokuroria e Kosovës dalin në konferencë për shtyp: Janë arrestuar 7 persona, po

17 Maj 2021, 18:10 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Policia dhe Prokuroria e Kosovës dalin

KOSOVË– Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë mbajtur konferencë për media pas konfiskimit të 400 kilogramëve kokainë, ngjarje e ndodhur sot në Lipjan. Në konferencën për mediat, prokurorët dhe Drejtori i Policisë bëri me dije se janë vënë në pranga shtatë persona, të gjithë shtetas të Kosovës, si dhe janë shpallur në kërkim edhe persona të tjerë që dyshohet të jenë implikuar në këtë çështje.

Autoritetet e Kosovës bënë me dije gjatë konferencës se kanë sekuestruar edhe armë zjarri gjatë operacionit të zhvilluar në kodin “Kokaina” dhe automjete të ndryshme.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrinë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë,”- tha Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi.

“Policia ka arrestuar shtatë personat e dyshuar. Prokurori i rastit ka autorizuar bastisjen edhe të disa lokacioneve të tjera. Dërgesa kishte destinacion edhe shtete të tjera dhe deri më tani janë arrestuar shtatë persona, shtetas kosovarë. Janë konfiskuar edhe telefona, vetura edhe armë. Janë arrestuar 7 persona te Kosovës, jemi në kërkim te disa personave të tjerë të identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tyre. Substanca narkotike është gjetur në një vend në Lipjan, bastisje të tjera janë bërë edhe në vend të tjera! Mund të ketë lidhje edhe me organizata ndërkombëtarë, është fjala për 7 shtetas të arrestuar të Republikës së Kosovës, operacioni është duke vazhduar dhe mund të ketë ndryshime. Në lokacione është bastisur me qëllim gjetjen e substancës narkotike. Janë 7 shtetas kosovar që janë arrestuar. Operacioni është në vazhdim nuk nënkupton që do të ketë të tjerë,”- tha Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Sabedin Mehmeti.

Të pranishëm në konferencë për mediat me autoritetet e Kosovës ishin edhe kreu i SPAK, Arben Kraja bashkë me prokurorin Vladimir Mara, i cili është në krye të hetimeve për përfshirjen e shqiptarëve në këtë çështje.

“Grupet kriminale po organizohen në një territor shumë të gjerë nga Brazili, Itali, Shqipëri e Kosovë. Doli në pah se bashkëpunimi mes vendeve do të sjellë sukses në goditjen e tyre.  Bllokimi i sasive të tillë 400 kg kokainë tregon efikasitetin e strukturave tona ishte i duhur dhe i suksesshëm”, tha Kraja.

Droga u sekuestruara mesditën e sotme. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(F.M/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër lumezi kapet 400 kg kokaine ne kosove aleksandër lumezi kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll