Aktualitet

400 kg kokainë! Artan Hoxha: E pastër si kristali, do dilte trefish në treg….do dërgohej në Ferizaj, aty është pika str

17 Maj 2021, 20:04 Nga DOSJA
400 kg kokainë! Artan Hoxha: E pastër si kristali, do dilte trefish

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me 400 kilogramë kokainë që u sekuestruan ditën e sotme në Lipjan të Kosovës. Në një lidhje me Skype në “Debat Plus”, Hoxha tha se kjo sasi droge ishte e pastër si kristali dhe se në treg do të dilte trefishi i saj.

Hoxha tha se ka dyshime të forta se kokaina do të shitej në Europë dhe se fillimisht do të transportohej drejt Ferizajit, pasi aty kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës.

“Kjo drogë e kalon pastërtinë e 92%, që është ndër pastërtitë më të mëdha të kokainës. Nuk do të ishte e mundur që ajo sasi të hidhej në treg ashtu. Pra nëse janë konfiskuar 400 kg kokainë të tillë, në treg do të hidhej trefishi i saj. Kjo pastërti e kokainës i lejon trafikantët ta zbusin drogën dhe ta bëjnë të absorbueshme për klientët, pasi pastërtia aq e madhe rrezikon jetën e përdoruesve të saj. Për fat të keq tashmë është provuar se territori i Kosovës po kthehet në një bazë operacionale të grupeve kriminale që merren me narkotrafikun. Kjo drogë ishte destinuar për treguan e pasur të Bashkimit Evropian. Dyshimet janë që droga do të dërgohej në Ferizaj pasi ky vend është pikë strategjike ky kryqëzohen shumë rrugë të Kosovës. Në bazë të ambalazhimit të ndryshëm kuptohet se droga ishte destinuar për disa organizata.Që nga paketimi në Brazil, droga ishte destinuar për organizata të ndryshme,”- tha Hoxha.

Droga u sekuestruara mesditën e sotmeAjo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha kapet 400 kg kokaine ne kosove artan hoxha kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll