Aktualitet

Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Ministrja e Brendshme në Kosovë: Operacionin e autorizova unë, falenderoj autoritetet italiane

17 Maj 2021, 20:24 Nga DOSJA
Sekuestrimi i 400 kg kokainë, Ministrja e Brendshme në Kosovë:

KOSOVË- Ministrja e Brendshme në Kosovë, Albulena Haxhiu është shprehur se operacionin ku u sekuestruan 400 kg kokainë mori autorizimin nga vetë ajo. Në një postim në Facebook, Haxhiu është shprehur se operacioni ndërkombëtar, duhet që të trajtohet me prioritet nga organet kompetente në Kosovë, ndërkohë që më tej ajo gjithashtu ka falenderuar autoritetet italiane që morën pjesë në operacion si dhe për identifikimin e përbashkët të sasisë së kokainës.    

Postimi i plotë:

Aksioni i përbashkët Itali, Shqipëri, Kosovë, përfundoi me kapjen e një sasie të madhe të narkotikeve dhe uroj që ky rast të përfundojë me sukses deri në fund. Këtë operacion ndërkombëtar e kam autorizuar sipas kompetencave që m’i jep ligji për bashkëpunim juiridik ndërkombetar në çështje penale dhe uroj që i njëjti të trajtohet me prioritet nga organet tona kompetente. Gjithashtu, falënderoj shumë autoritetet italiane për identifikimin e kësaj sasie droge dhe operacionin e përbashkët.

Droga u sekuestruara mesditën e sotme. Ajo vinte nga Brazili dhe ishte futur në 20 arka që supozohet të ishin mbushur me mish pule. Kamioni ku ishte futur droga rezulton të jetë në pronësi të kompanisë “MCFOODS” që ka si pronarë dy biznesmenë, Izet Sheqiri nga Kosova dhe Bledar Habili nga Shqipëria. Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje, teksa është shprehur për media se kompania nuk ka në pronësi asnjë kamion. Kamioni me 400 kg kokainë, kishte kaluar nga porti i Durrësit, por me udhëzim të DEA-s është lënë të kalojë për të parë destinacionin final të kokainës. Operacioni u zhvillua nga DEA amerikane në bashkëpunim me Policinë italiane, shqiptare dhe ato të Kosovës.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet albulena haxhiu kapet 400 kg kokaine ne kosove albulena haxhiu kapet 400 kg kokaine ne kosove

Sondazh

Poll