Aktualitet

Të moshuarit ngelën shesheve në radhë, Rama s’e ndal propagandën: Erdhën mbi 12 mijë doza vaksinash nga Pfizer (Asnjë

17 Maj 2021, 19:35 Nga DOSJA
Të moshuarit ngelën shesheve në radhë, Rama s’e ndal

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk e ka ndalur propagandën për ardhjen e vaksinave në vend, edhe në një kohë kur të moshuarit po sorollaten dhe po presin me orë të tëra në radhë, pasi procesi është ndërprerë. Në një status në Facebook, Rama shkruan se mbrëmjen e sotme kanë ardhur 12 mijë e 870 doza të vaksinës Pfizer në Rinas. Rama shton se me vaksinat e ardhura ditën e sotme numri i vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri ka shkruar në mbi 773 mijë doza, duke mos bërë asnjë koment për sfilistjen e qytetarëve.

Vaksinimi i njerëzve në Shqipëri është anuluar për shkak të mungesës së dozave të vaksinës. Sot shumë qytetarë dhe të moshuar janë kthyer mbrapsht nga qendrat e vaksinimit për në shtëpi pa marrë dozën e dytë të vaksinës. 

(I.A;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll