Aktualitet

Dita kundër Homofobisë, raporti: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse i përkasin LGBTI

17 Maj 2021, 16:41 Nga DOSJA
Dita kundër Homofobisë, raporti: 94% e shqiptarëve nuk

TIRANË– Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë komuniteti LGBTI manifestoi në Sheshin ‘Nënë Tereza’ me sloganin “vaksinimi kundër homofobisë është dashnia”.

Është një ditë shumë e rëndësishëm për komunitetin LBGT plus, sepse personat e këtij komuniteti duan të tregojnë se janë pjesë e shoqërisë, mesazhi im është të jemi tolerantë për të gjithë atë që janë të dukshëm”,-shprehet një aktivist.

Edhe në kohë pandemie ne duhet të gjejmë hapësira për t’i manifestuar këto të drejta, sepse në shekullin e 21 ky komunitet mbetet i margjinalizuar”,- thotë një tjetër.

Sipas një raporti 10-vjeçar të publikuar nga Ambasada PINK, rezulton se: 94% e shqiptarëve nuk përkrahin fëmijën e tyre nëse do ta zbulonin se ai i përkiste komunitetit LGBTI dhe 1 në 3 persona LGBTI, është viktimë e dhunës fizike në familje.

Përpos ndryshimeve, komuniteti vazhdon të vuajë nga diskriminimi I hapur. Komuniteti trans gjinor mbetet më i paragjykuari, më I diskriminuari dhe  më i përjashtuari. Hiq Tiranën ku është e rehatshme të jesh gey, biseksual, trans gjinor pjesa jashtë Tiranës vazhdojnë të jenë qendra ku ka diskriminim”,- thotë presidenti i Ambasadës PINK, Altin Hazizaj.

Në mbështetje të këtij komuniteti në shpalosjen e flamurit shumëngjyrësh ishin edhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokati i Popullit dhe përfaqësues nga policia e shtetit./Euronews.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet altin hazizaj dita e lgbti 17 maj 2021 altin hazizaj dita e lgbti 17 maj 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 13:02

ELBASAN– Një 13-vjeçar rrëfen se është mitur nga një djalë, 18 vjeç, rreth 6 muaj më parë, që ende nuk është dënuar, duke ndikuar në gjendje...