Bota

“Sa të jem në detyrë, askush me shami nuk do të punësohet”/ Komuna e Mitrovicës shkarkon nga detyra Drejtorin e Arsimi

17 Maj 2021, 19:59 Nga DOSJA
“Sa të jem në detyrë, askush me shami nuk do të

KOSOVË- Komuna e Mitrovicës ka shkarkuar nga puna drejtorin e Drejtorisë së Arsimit Ismet Ferizi, pas deklaratës që bëri se nuk do të punësonte asnjë përson të mbuluar me shami. Në një postim në Facebook, kryetari i Komunës Agim Bahtiri ka shkruar se kjo deklaratë është skandaloze dhe se nuk mund të tolerohet. Ai ka shkruar se Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë mbi përzgjedhjen e stafit mësimor, dhe se përzgjedhjen e tyre e bën Kuvendi i Komunës.    

Postimi i plotë:

Drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Ismet Ferizi, e kam liruar nga detyra për shkak se ai në takim zyrtar në Ministrinë e Arsimit me ministren, Arbërie Nagavci, ka thënë: “Sa të jem unë drejtor, askush me shami nuk do të punësohet në arsim”. Pas këtij deklarimi skandaloz të njëjtin e kam larguar nga takimi. Ky diskriminim në baza fetare për mua ka qenë i papranueshëm dhe i patolerueshëm, ku për pasojë më është dashur të marrë veprimin e lirimit nga detyra, pasi që ai nuk ka reflektuar në qëndrimin e tij edhe pas këtij takimi. Përndryshe, Drejtori i Arsimit nuk ka asnjë kompetencë dhe përgjegjësi për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave, pasi që përzgjedhjen e tyre e bën komisioni i formuar nga Kuvendi i Komunës. Ndryshe, sot kam miratuar përzgjedhjen e drejtorëve të rinj, të cilët janë rekomanduar nga komisioni. Kjo dëshmon se pretendimet për ndërhyrje në këtë proces nga unë, kanë qenë shpifje ndaj meje si kryetar komune. Suksese drejtorëve të rinj të shkollave në punën e tyre

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora agim bahtiri ismet ferizi agim bahtiri ismet ferizi

Sondazh

Poll