Bota

‘Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen time’, nëna e 20-vjeçares së vrarë në Greqi e përlotur kujton va

17 Maj 2021, 17:42 Nga DOSJA
‘Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen time’,

GREQI– Kapja e 36-vjeçarit nga Gjeorgjia, ka shënuar një kthesë në hetimin për vrasjen e ndodhur disa ditë më parë në Glyka Nera të Greqisë, ku disa grabitës i morën jetën një 20-vjeçareje.

Ndërkohë nëna e saj ka folur për mediat ku është shprehur e shkatërruar nga humbja e së bijës.

“Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen time“,- tha Susan.

Ajo madje zbuloi se është akoma në gjendje shoku dhe nuk mund të besojë se e humbi vajzën e saj kaq padrejtësisht, ndërsa shprehet se ajo kurrë nuk do ta pranojë këtë vrasje brutale.

Shumë njerëz kanë folur për Caroline dhe sa e mrekullueshme ishte ajo. Por për mua vdekja e saj është shumë e dhimbshme dhe e fundit për të qenë në gjendje të flas për të. Me falni.‘- u shreh ajo me lot në sy.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi glyka nera carolina baigorri detaje nga vrasja në greqi glyka nera

Sondazh

Poll