Vuçiç tërhiqet nga deklarata për largimin e KFOR-it nga Kosova pas takimit me Stoltenberg në Bruksel
17 Maj 2021, 17:31Nga DOSJA
BRUKSEL– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është tërhequr nga propaganda se një nga fuqitë e mëdha do të tërheqë trupat e KFOR-it nga territori i Kosovës.
Gjatë vizitës në Bruksel, Vuçiç bisedoi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg, duke thënë se ky i fundit ia bëri me dije që prezenca e trupave paqeruajtëse ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme, raporton Tanjug.
“Ne kishim pyetje të caktuara në lidhje me spekulime të caktuara dhe morëm një përgjigje të qartë nga Sekretari i Përgjithshëm. Ai theksoi rëndësinë e KFOR’it. Unë mendoj se kjo do të sjellë qetësi në zemrat e njerëzve, jo vetëm në Kosovë, por në rajonin në tërësi”, deklaroi ai.
Megjithatë, i pari i Serbisë, ditë më parë në një konferencë para mediave deklaronte se kishte marrë informacione nga burime zyrtare se njëra nga fuqitë e mëdha do t’i tërheqë trupat nga Kosova.
“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që kjo të mos ndodhë”, – deklaronte Vuçiç para gazetarëve më 13 maj.
Një zyrtar i NATO-s, nëpërmjet një përgjigje me shkrim ia kishte bërë me dije Radio Evropës së Lirë se të gjitha vendimet merren në pajtueshmëri me 30 vendet anëtare të organizatës ndërkombëtare.
EUROPA- Rregullatori i BE ka mbështetur ruajtjen njëmujore të vaksinës Pfizer COVID-19 në frigoriferë. Reuters raporton se sipas Agjencisë Evropiane të Barnave...
SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare amerikane Jake Sullivan është shprehur se përpjekjet e SHBA-së për të zgjidhur konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës do ...
RUSI- Rusia ka paralajmëruar të gjitha vendet perëndimore mbi zotërimin e rajonit të Arktikut. France24 shkruan se Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov paralaj...
TURQI– Pamje sa të rralla dhe të frikshme janë publikuar në rrjetet sociale ku shihet një makinë në ecje në Turqi teksa papritmas shfaqet një gjarpër.Në videon ...
GREQI– “Trekëndëshi” i krimit të organizuar në Athinë – Zakynthos – Patras vjen nën mikroskopin e oficerëve të policisë greke që merren me çështjen e vra...
IZRAEL- Pamjet e mëposhtme tregojnë shembjen e ulseve të tribunës gjatë një sinagoge (riti fetar) në Izrael, të një dite më parë më parë, ku 2 persona mbetën të...
KOSOVË– Ditën e djeshme ka ndërruar jetë një nxënëse e shkollës fillore “Dardania” në Pejë me inicialet R.Sh si pasojë e një aksidenti.Sipas raportim...
KINË- Grupet që e akuzojnë Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut kundër pakicave, po bëjnë thirrje për një bojkotim të plotë të Lojërave Olimpike Dim...
KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka përgëzuar ndryshimin e sjelljes së Albulena Haxh...