Aktualitet

Studentët iu rikthehen protestave më 22 Maj: Qeveria s’ka plotësuar pikat e paktit, na mashtroi

21 Maj 2019, 08:17 Nga DOSJA
Studentët iu rikthehen protestave më 22 Maj: Qeveria s’ka

TIRANË- Studentët përmes një deklaratë të përfaqsuesve të tyre, kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë massive më  22 maj.

Pas takimeve të zhvilluara në disa fakultete ata kanë parë se shumica e kërkesave të tyre nuk janë plotësuar.

Pra sipas tyre, 8 pikat e “Paktit për Universitetin” nuk janë përmbushur, ashtu sikurse u premtua nga kryeministri Edi Rama, i cili deklaroi gjatë takimeve me ta, se pakti që i hartuar nga ministria e Arsimit, jo vetëm përmban 8 pikat që studentët kërkojnë, por edhe më shumë pika nga se kërkonin ata.

Studentët e Korçës kanë deklaruar se do të protestojnë për mosplotësimin e pikave të paktit “Për universitetin” dhe kërkesa për hartimin e programeve për punësimin e të rinjve.

Deklaratat zyrtare të përfaqësuesve të studentëve:

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua. Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 8 kerkesat e studenteve pakti per univeristetin protesta e studenteve 22 maj 2019 8 kerkesat e studenteve pakti per univeristetin protesta e studenteve 22 maj 2019

Sondazh

Poll