Bota

Debate në Kuvendin e Kosovës, Konjufca kritikon Gashin për Albulena Haxhiun: Kujdes fjalorin, sidomos me zonjat

17 Maj 2021, 16:14 Nga DOSJA
Debate në Kuvendin e Kosovës, Konjufca kritikon Gashin për

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës e ka përgëzuar ndryshimin e sjelljes së Albulena Haxhiut, ndaj institucioneve të vendit.

Ai the se nuk do të jetë agresiv me Albulena Haxhiun, pasi ajo ka pësuar zhvillim në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve.

Se kam njet me kanë shumë agresiv me Albulenën sepse po shoh se ka pas një zhvillim shumë të mirë në aspektin e pranueshmërisë së institucioneve dhe kuptimin e tyre. Pra është një zhvillim pozitiv për të cilin e përgëzoj dhe po e kupton tash më mirë sesa e rëndësishme është bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë se sistemi nuk qenka aq I korruptuar se paska institucione se ckado që thojnë duhet me i pranu pa dyshime e pa diskutim të cilat janë të besueshme. Ky është zhvillim pozitiv për të cilin zonjën Haxhiu e përgëzoj”,–  ka thënë Gashi ndër të tjera në Kuvend, sipas Gazeta Express.

Por, pas përfundimit të fjalës kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i është përgjigjur Arben Gashit duke i thënë të ketë kujdes me fjalorin sidomos me zonjat.

Kujdes fjalorin sidomos me zonjat se zonja Haxhiu nuk ka bërtit në këtë Kuvend, por zakonisht ka diskutu”,- tha Konjufca.

Më pas në Kuvend plasën të qeshurat.

E fjalën e mori ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ia shpjegoi deputetit Arben Gashi se si ka rrjedhur ky “ndryshim”.

Duhesh me dallu z.Gashi rolin e opozitës me atë se kur je në pushtet ose në qeveri. Sepse kur je ne opozitë nuk ki fuqi me o bo ndryshimet që i synon, kur je në qeveri padyshim që ke mundësi me adresu ndryshimet që i synon”,– tha ajo.

Më pas Arben Gashi tha se argumenti duhet të jetë i fortë dhe toni i butë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albulena haxhiu arben gashi glauk konjufca kuvendi i kosoves albulena haxhiu arben gashi glauk konjufca kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 16:04

PALESTINË- I dërguari i SHBA-së për çështjen Izrael-Palestinë, Hady Amr u takua ditën e sotme Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Aljazeera shkrua...