Bota

Samiti Bërdo-Brionit/ Presidenti kroat: Osmani kërkonte shumë, disa gjëra u hoqën për shkak të Serbisë

17 Maj 2021, 15:37 Nga DOSJA
Samiti Bërdo-Brionit/ Presidenti kroat: Osmani kërkonte shumë,

SLLOVENI– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi sot se u arrit një kompromis në takimin e procesit të “Brdo-Brijumit”, në të cilin dikush duhej të hiqte dorë nga diçka, duke përmendur si shembull presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila sipas tij ishte më kërkuese.

Sipas Express, ai deklaroi në konferencën për shtyp që e mbajti bashkë me presidentin slloven, Borut Pahor pas samitit, kishte disa qortime, ngritje tonesh dhe keqkuptime në takimin e sotëm dhe për shkak të kundërshtimit të Serbisë, disa pjesë në kërkesën e Kosovës “duhej të hiqeshin”.

Le të themi se axhenda e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ishte disi më ambicioze dhe se për shkak të kundërshtimit të Serbisë, disa pjesë duhej të hiqeshin”, tha Milanoviç.

Unë e shoh këtë si një çmim të pranueshëm për një dokument që është i mirë sepse, domethënë, Sllovenia dhe Kroacia janë këtu për të ndihmuar vendet që janë kryesisht në procesin e integrimit, në fazën ku ishim në 15 ose 20 vjet më parë. Motivet tona nuk janë as mentorim, as tutor, as ndonjë karrierë dhe përbërës biografikë për ndonjë prej nesh, por për të ndihmuar shtetet sepse ne shohim interes për këtë”,- shtoi ai.

Siç u raportua, në këtë takim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e kishte një përplasje me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Gjithçka kishte nisur pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativë në fillim për të miratuar disa konkluzione sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm. Këtë e kundërshtoi presidenti serb, Vuçiç.

Në takim, i cili u zhvillua me dyer të mbyllura, pa prezencën e mediave, morën pjesë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, presidenti kroat, Zoran Milanovic, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, anëtarët e Presidencës së Bosnjës, Millorad Dodik, Zheljko Komshic, Shefik Gjaferovic dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

(d.a/dosja.al)

Samiti i Bërdo-Brionit/ Mblidhen liderët e Ballkanit, plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndyshimin e kufijve, Presidenti i Serbisë: S’kemi rënë ende dakort për këtë çështje

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic borut pahor samiti i sllovenise vjosa osmani zoran milanoviç aleksander vucic borut pahor samiti i sllovenise vjosa osmani zoran milanoviç

Sondazh

Poll