Bota

Lufta Izrael-Palestinë, Macron takon homologun egjiptian: Keqardhje për viktimat, konflikti duhet të ndalojë menjëherë

17 Maj 2021, 15:27 Nga DOSJA
Lufta Izrael-Palestinë, Macron takon homologun egjiptian: Keqardhje

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar ditën e sotme me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi në Paris ku dhe biseduan mbi luftën mes Izraelit dhe Palestinës. Aljazeera shkruan se ata të dy ranë dakort për t’i dhënë fund luftimeve.

Macron gjithashtu i tha homologut të tij egjiptian se Franca i mbështet plotësisht përpjekjet e Egjiptit për ndërmjetësim në konflikt. Ata ndanë “shqetësime të forta” në lidhje me përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme si dhe shprehën keqardhje për viktimat e shumta civile.

200 të vrarë gjatë përplasjeve mes Izraelit dhe Hamasit (grupit që lufton për lirinë e Palestinës), në rripin e Gazës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në Gaza janë 200 të vrarë, mes tyre 58 fëmijë dhe 33 gra. Izraeli raporton për 13 të vrarë, mes tyre dy fëmijë. Mbi 1,225 persona të plagosur janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë në Palestinë, ndërsa dhjetra të tjerë besohet kanë mbetur nën rrënoja.

Tensionet u përhapën nga Jeruzalemi Lindor në Gaza pasi grupet e rezistencës Palestineze atje u zotuan të hakmerren ndaj sulmeve të fundit Izraelite në Xhaminë Al-Aqsa dhe lagjen Sheikh Jarrah nëse nuk ndaleshin. Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor, ku ndodhet Al-Aqsa, gjatë luftës arabo-izraelite në 1967. Ai aneksoi të gjithë qytetin në 1980 në një lëvizje të njohur kurrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Lajmi kryesor: Dita e tetë! Lufta Izrael-Palestinë, konfirmohen 200 të vrarë në Gaza, mes tyre fëmijë dhe gra

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota abdel fattah al-sisi emmanuel macron lufta izrael-palestine abdel fattah al-sisi emmanuel macron lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll