Antony Blinken viziton Danimarkën: Ne presim një thellim të partneritetit tonë mbi qëllime të ndërsjella
DANIMARKË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hënën në Kopenhagë me Kryeministren daneze Mette Frederiksen. Bisedimet u përqëndruan në çështje ekonomike, ato që lidhen me sigurinë dhe klimën, si dhe nxitjen e vazhdueshme që administrata Biden po i bën përpjekjeve për të forcuar lidhjet me aleatët e Shteteve të Bashkuara.
“Ne presim një thellim të partneritetit tonë mbi qëllime të ndërsjella, që përfshijnë përballjen me krizën që shkaktojnë ndryshimet klimatike, rritjen e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, garantimin e sigurisë në fushën e energjisë si dhe partneritetin në kuadër të vendeve të Arktikut“, tha Blinken pas takimit me zonjën Frederiksen.
Diplomati i lartë amerikan zhvilloi gjithashtu një takim me Mbretëreshën Margrethe II si dhe ka në plantë vizitojë një laborator të materialeve kuantike në Universitetin e Kopenhagës.
Para se të nisej nga Uashingtoni, zoti Blinken tha se Kopenhaga do të jetë “ndalesa e parë në një udhëtim që do të përqendrohet në forcimin e NATO-s, partneritetit në kuadër të vendeve të Arktikut, përballjen me krizën e klimës si dhe sfidat e tjera globale”.
Pas Danimarkës zoti Blinken do të shkojë në Rejkjavik të Islandës, ku do të marrë pjesë në takimin ministror të Këshillit të Arktikut. Zoti Blinken pritet të zhvillojë gjithashtu një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov. Departamenti i Shtetit tha se takimi do të jetë një mundësi për të diskutuar rreth ndërtimit të një “marrëdhënieje më të parashikueshme me Rusinë” si dhe rreth fushave me interes të përbashkët.
Marrë nga VOA
(f.i/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Sondazh
SHBA/ Treni del nga shinat në Sibley dhe përfshihet nga zjarri, evakuohen njerëzit
SHBA- Një tren që doli nga shinat në Sibley, u përfshi nga zjarri. CNN raporton se ekipi i trenit nuk u lëndua dhe se ekipet e Union Pacific janë duke u përgati...
Lufta Izrael-Palestinë, Italia shqetësohet për bombardimet në Gaza: Dënojmë raketat e hedhura, duhet të miratohen masat e
ITALI- Italia ka shprehur një shqetësim të fortë mbi bombardimet që Izraeli po i bën Gazës. Aljazeera shkruan se gjatë një takimi Ministrit të Jashtëm italian L...
Samiti Bërdo-Brionit/ Presidenti kroat: Osmani kërkonte shumë, disa gjëra u hoqën për shkak të Serbisë
SLLOVENI– Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç deklaroi sot se u arrit një kompromis në takimin e procesit të “Brdo-Brijumit”, në të cilin dikush...
Osmani dhe Gjukanovic të shqetësuar për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon
KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvill...
Lufta Izrael-Palestinë, Macron takon homologun egjiptian: Keqardhje për viktimat, konflikti duhet të ndalojë menjëherë
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron është takuar ditën e sotme me homologun e tij egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi në Paris ku dhe biseduan mbi luftë...
Holanda lehtëson masat anti-covid, Hugo de Jonge: Kjo është kryesisht për shkak të ndikimit të vaksinës
HOLANDA- Masat anti-covid pritet të ndryshojnë nga dita e mërkurë për Holandën. Baret dhe kafenetë do të jenë të hapura për orë më të gjata, palestrat mund të h...
BE i kërkon Rusisë të shfuqizojë Ligjin për agjentët e huaj i cili ka nën shënjestër mediat
BRUKSEL– Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të shfuqizojë Ligjin e saj të diskutueshëm për “agjentët e huaj”, i cili ka në shënjestër mediat, përf...
Çështja e kufijve përplas Kosovën dhe Serbinë në Slloveni, Pahor: Kërkesa e Vuçiç çon në mosnjohjen e Kosovës
SLLOVENI– Në Bërdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të S...
“Efektet e pamohueshme të racizmit në SHBA”, Anthony Fauci reagon ndaj pabarazisë racore në kohën e pandemisë
SHBA- Anthony Fauci, i cili drejton përgjigjen Covid-19 në SHBA tha të dielën se “efektet e pamohueshme të racizmit” kanë përkeqësuar pandeminë e ko...