Bota

Çështja e kufijve përplas Kosovën dhe Serbinë në Slloveni, Pahor: Kërkesa e Vuçiç çon në mosnjohjen e Kosovës

17 Maj 2021, 15:18 Nga DOSJA
Çështja e kufijve përplas Kosovën dhe Serbinë në

SLLOVENI– Në Bërdo të Sllovenisë, ka përfunduar samiti i shefave të shteteve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që është në kuadër të nismës së përbashkët të Sllovenisë dhe Kroacisë Bërdo Brion. Në këtë takim, liderët nuk u pajtuan që të bëjnë thirrje për mosndryshimin e kufijve në rajon.

Presidenti i Serbisë, Aleksandçr Vuçiç është larguar para përfundimit të samitit, me arsyetimin se ka takime në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai citohet t’u ketë thënë gazetarëve serbë se nuk ka pranuar që në konkluzat e takimit, të përmendet mosndryshimi i kufijve në rajon, pa u përfshirë edhe kërkesa e Serbisë, që kjo të nënkuptojë “mosndryshimin e kufijve të njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, që sipas tij, nuk është pranuar nga presidentja e Kosovës.

Vuçiç ka insistuar se Kosova është “pjesë e Serbisë” dhe se “me shpalljen e pavarësisë së Kosovës po ashtu nuk është respektuar parimi i mosndryshimit të kufijve”.

Pas takimit, presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor tha se formulimi që kërkoi Vuçiçi, për deklaratën përfundimtare, do të nënkuptonte, që disa shtete, përfshirë edhe shtetin e tij, të tërhiqnin njohjen e Kosovës.

Presidenti Vuçiç nuk ishte kundër që të diskutohej për ndalimin e ndryshimit të kufijve kombëtarë, por ai propozoi një formulim të tillë që do t’i ndalonte të gjitha shtetet që ta njohin Kosovën sepse Kroacia e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, Sllovenia dhe disa shtete të tjera e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Jo të gjitha shtetet e BE-së e kanë njohur. Ishte e qartë se ne mund të nisnim diskutimet për këtë temë, por ato nuk do të përfundonin kurrë”, – tha Pahor.

Ndërkaq, presidenti kroat, Zoran Millanoviç, tha se ky samit kishte për qëllim për të ndihmuar shtetet e Ballkanit Perëndimor “që të përafrohen me BE-në, dhe jo për të komplikuar edhe më tej gjërat”.

Në takim morën pjesë presidentja e Kosovës, Vosa Osmani-Sadriu, krahas kolegëve nga shtetet tjera të rajonit, presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, Stevo Pendarovskit të Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Vuçiçit të Serbisë ndërsa nga Bosnja e Hercegvoina janë ftuar të tre anëtarët e presidencës kolektive të këtij shteti, Shefik Xhaferoviç, Zheljko Komshiç dhe Millorad Dodik.

Në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se pa pranimin e të vërtetës, rajoni nuk mund të ecë përpara.

Në Bërdo të Sllovenisë, Osmani tha se krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës përbëjnë gjenocid.

Krimet e kryera nga regjimi i (Sllobodan) Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”,- tha Osmani.

Gjatë ditës, në margjina të samitit në Bërdo, janë zhvilluar edhe një varg takimesh bileterale.

Presidentja e Kosovës, Osmani është takuar me homologun e saj kroat, Zoran Millanoviç, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve, veçmas në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.

Osmani është takuar edhe me homologët nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Marrë nga REL.

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise lideret e ballkanit perendimor samiti i sllovenise

Sondazh

Poll