Bota

Osmani dhe Gjukanovic të shqetësuar për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon

17 Maj 2021, 15:29 Nga DOSJA
Osmani dhe Gjukanovic të shqetësuar për rritjen e ndikimit

KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdën e takimeve në kuadër të Samitit të presidentëve të shteteve të rajonit Brdo-Brijuni, ka zhvilluar një takim me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanovic.

Të dy presidentët i kanë vlerësuar të mira marrëdhëniet ndërshtetërore dhe kanë potencuar se komuniteti shqiptar në Mal të Zi dhe pakica malazeze në Kosovë janë urë lidhëse.

Sipas njoftimit nga Presidenca, në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin bilateral dhe rajonal, liberalizimin e vizave, rrugën evropiane të Kosovës si dhe anëtarësimin në NATO.

Osmani dhe Gjukanovic, kundërshtuan idetë për ndryshimin e kufijve në rajon, por edhe shfaqën shqetësimin për rritjen e ndikimit të Rusisë në rajon.

Në takimin ndërmjet të dy presidentëve, gjithashtu është diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit në sferën e turizmit, kulturës, arsimit dhe shkëmbimit ekonomik e tregtar./Telegrafi.

Samiti i Bërdo-Brionit/ Mblidhen liderët e Ballkanit, plas DEBATI mes Vjosa Osmanit dhe Aleksandër Vuçiç për ndyshimin e kufijve, Presidenti i Serbisë: S’kemi rënë ende dakort për këtë çështje

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni milo gjukanoviç samiti i sllovenise vjosa osmani milo gjukanoviç samiti i sllovenise vjosa osmani

Sondazh

Poll