Aktualitet

I vdiq gruaja gjatë lindjes, bashkëshorti i Elisabeta Lamajt i ‘pret rrugën’ kryeprokurorit Çela: Mjekët në pu

17 Maj 2021, 12:24 Nga DOSJA
I vdiq gruaja gjatë lindjes, bashkëshorti i Elisabeta Lamajt i

FIER– Bashkëshorti i Elisabeta Lamajt, e cila ndërroi jetë gjatë lindjes, ka ndaluar kryeprokurorin Olsian Çelaj gjatë vizitës së tij në Prokurorinë e Fierit. Bashkëshorti i të ndjerës ka kërkuar ndihmën e kryeprokurorit Çelaj mbi zbardhjen e rrethanave të vdekjes, duke pretenduar se hetuesit e kanë neglizhuar.

PJESË NGA BISEDA: 

Qytetari: Të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje, askush nuk më ka thirrur. Kërkoj ndihmën tuaj. Jam bashkëshorti i Elisabeta Lamajt që ka ndërruar jetë në spital në datën 10 prill. Mjekët janë në punë, askush nuk më ka pyetur nga prokuroria, të gjithë e kanë neglizhuar këtë çështje. Deri sot kam bërë kërkesë të hënën e parë për të bërë takim me prokurorin askush nuk më ka thirrur.

Olsian Çela: Paraqisni pretendimet tuaja.

Elisabeta Lamaj ndërroi jetë më 10 prill teksa po sillte në jetë vajzën e dytë të çiftit. Pasi e reja ndërroi jetë, familjarët kanë akuzuar mjekët për vdekjen e saj, madje dhe kanë protestuar para Prokurorisë Fier duke pretenduar se çështja po neglizhohet qëllimisht nga hetuesit.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet elisabeta lamaj olsian cela olsian cela ne fier elisabeta lamaj olsian cela olsian cela ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2021, 11:12

KOSOVË– Një kamion me 400 kg kokainë është kapur në Lipjan nga Policia e Kosovës, pasi disa ditë më pas po mbahej në vëzhgim. Burime për Dosja.al bëjnë me ...

Aktualitet 17 Maj 2021, 10:48

KOSOVË– 400 kg kokainë, me “origjinë” nga Brazili, janë sekuestruar sot në komunën e Lipjanit, në Kosovë, thuajse dy javë pas mbërritjes! 20 arka, të cilat...