Pamje rrëqethëse/Nxirret e gjallë nga rrënojat e shtëpisë në Gaza, 6-vjeçarja humb 5 anëtarët e familjes mbetet vetëm
17 Maj 2021, 11:38Nga DOSJA
IZRAEL-Një gjashtëvjeçare e quajtur Suzy Eshkuntana u zgjua e vetme në spitalin më të madh të Gazës, ku ishte dërguar me urgjencë pasi shtëpia e saj ishte shkatërruar nga një sulm me bombë të ushtrisë izraelite. Vetëm ajo dhe babai i saj ishin të mbijetuarit e vetëm të familjes, pasi mamaja dhe katër motrat e vëllezërit e tjerë humbën jetën.
Vogëlushja mbeti e bllokuar nën rrënojat e shtëpisë së saj për 7 orë, para se të shpëtohej dhe të ribashkohej me babain e saj në spital. Shtëpia e familjes palestineze u godit nga sulmet me bomba të ushtrisë izraelite të dielën, më 16 maj, raporton Reuters.
Babai i saj, Riyad Eshkuntana, tha se i kishte futur fëmijët në një dhomë që mendonte do të ishte e sigurt. “Isha i mbushur me mllef, por kur dëgjova që njëra prej vajzave ishte gjallë, falënderova Zotin, sepse ajo do të mund të buzëqeshë përsëri, edhe për motrat e saj”, tha ai.
Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gaza, vetëm të dielën u regjistruan 42 viktima, mes të cilëve 10 fëmijë, ndërsa numri total ka shkuar në 192. Shtëpia e familjes Eshkuntana ishte pranë një tuneli të Hamasit të bombarduar nga Izraeli. Shembja e tunelit shkaktoi edhe rrëzimin e shtëpisë.
PALESTRINË– Ministrat e Jashtëm të Katarit dhe Arabisë Saudite janë mbledhur për të diskututar pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Izraelit ndaj Gazës, si...
Bota17 Maj 2021, 10:40
SHBA– Një artikull për gazetën “Wall Street Journal” ka publikuar një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshort...
IZRAEL-Ambasada shqiptare në Tel Aviv ka reaguar mbi gjendjen aktuale të shqiptarëve në Izrael e Gaza, duke bërë të ditur se deri tani nuk ka asnjë informacion ...
TURQI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i bëri thirrje Papa Françeskut të ndihmonte në përfundimin e asaj që ai e quajti “masakrën” e Izraelit ndaj pa...
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit në Kuvend të programit qeveritar, është zotuar se askush në Kosovë nuk do të paguhet nën 10 euro në dit...
KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar programin e tij qeverisës, të miratuar ditë më parë në njër...
GREQI–Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga grabitja që u kthye në vrasje në Greqi pak ditë më parë. Protothema shkruan se grabitësit menduan se çifti m...
Bota17 Maj 2021, 09:28
PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit...
IZRAEL- Fotot satelitore tregojnë nga lart pamje të shtëpive të shkatërruara në Gaza, të cilat janë të mbuluara nga sasi të më dha tymi pas shpërthimeve të njëp...
BOSNJE-Anëtarët e qeverisë boshnjake kanë kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për përfshirjen e Bosnjës si një nga vendet që mbështesin bombardi...