Bota

17 Maj 2021, 10:40 Nga DOSJA

SHBA– Një artikull për gazetën “Wall Street Journal” ka publikuar një nga arsyet që mund të ketë çuar në divorcin e miliarderit Bill Gates me bashkëshorten Melinda dhe largimin e tij nga bordi drejtuesi i kompanisë që themeloi.

Artikull përmend se bordi i Microsoft vendosi në 2020 se Bill Gates duhej të dorëhiqej për shkak të një lidhje sentimentale që ai kishte me një punonjëse të kompanisë.

Bordi i drejtorëve të Microsoft, thotë “Wall Street Journal”, punësoi një firmë ligjore në fund të vitit 2019 për të hetuar Gates, pasi një punonjëse pretendoi në një letër se kishte pasur një marrëdhënie seksuale me themeluesin e kompanisë për vite me radhë.

Gjatë hetimit, disa anëtarë të bordit menduan se nuk ishte më e përshtatshme që Bill të ishte më pjesë e tij.

Në fillim të këtij muaji, Bill dhe Melinda Gates deklaruan divorcin, që i jep fund martesës së tyre prej pothuajse tri dekadash duke e bërë në këtë mënyrë divorcin më të komentuar të momentit.

(o.l./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota bill gates divorcohet nga bashkeshortja bill gates divorcohet nga bashkeshortja

Sondazh

Poll

Bota 17 Maj 2021, 09:28

PALESTINË-Mohammad Shtayyeh, kryeministri palestinez u kërkoi ndërkombëtarëve të ofrojnë veprime më konkrete, jo vetëm fjalë, por sanksione kundër Izraelit...