Sport

FOTO / Masakër në Glasgow, tifozët e Rangers të larë në gjak, festojnë titullin kampion. Ndërhyn policia për të qetës

16 Maj 2021, 15:07 Nga DOSJA

ANGLI – Forcat e ndërhyrjes së shpejtë policore u thirrën në “George Square” në Glasgow për të ndalur festimet e dhunshme të tifozëve, ndërsa ekipi i Steven Gerrard ngriti titullin e tij të pare të kampionit pas dhjetë vitesh.

Mijëra tifozë u mblodhën jashtë stadiumit Ibrox, ndërsa Rangers mundi 4-0 Aberdeen në ndeshjen e tyre të fundit të sezonit në shtëpi. Ndërsa lojtarët festuan me trofeun brenda stadiumit, tifozët festuan jashtë, pavarësisht nga kufizimet Covid-19 në Skoci.

Bombat e tymit u lëshuan nga tifozët e lumtur, ndërsa dikush u pa duke u lëkundur nga një shtyllë elektrike. Më pas, pasdite, turma e madhe udhëtoi mbi lumin Klajd në sheshin “George” për të vazhduar festimet. Ata lëshuan fishekzjarre dhe kënduan këngë për të festuar rastin e rëndësishëm.

Por festa u përgjak nga disa tifozë të veshur me ngjyrat e Rangers, që dukej se ishin të dehur. Imazhet tregojnë burra, që godasin njëri-tjetrin me shishe qelqi dhe disa duke u transportuar nga ndihmës mjekët.

Forcat policore të ndërhyrjes vepruan për të shpërndarë turmën, ndërkohë që u bënë edhe disa arrestime. Janë shfaqur edhe pamje shqetësuese të një burri, që goditet vazhdimisht në kokë nga tifozët e Rangers. Një sulmi i tmerrshëm, ndodhi në “Queen Street”, fare pranë cepit nga sheshi “George”, ku penguar të kalonin edhe qytetarë të rastësishëm…

 

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “george square” glasgow skoci “george square” glasgow skoci

Sondazh

Poll