VIDEO/ Ushtria izraelite bombardon shtëpinë e liderit të Hamasit, s’dihet fati i Sinwar dhe vëllait të tij
16 Maj 2021, 09:14Nga DOSJA
IZRAEL- Ushtria izraelite pretendon se ka bombarduar shtëpinë e liderit politik të grupit militant palestinez Hamas gjatë valës së sulmeve ajrore në rripin e Gaza-s. Ushtria ka publikuar një video të një bombe shpërthyese që besohet se është vendosur në shtëpinë e Yahya Sinwar, lideri i Hamasit në territor.
Fighting a terrorist organization that operates within civilian areas isn’t easy. Watch as IDF pilots call off a strike because children were there: pic.twitter.com/N8ycwqwgck
Ushtria izraelite tha se kishte goditur shtëpitë e Yahya Sinwar dhe vëllait të tij Muhamed Sinwar, të cilin e përshkroi si kreun e logjistikës dhe fuqisë punëtore për Hamasin. Të dy rezidencat sipas Izraelit thuhej se kishin “shërbyer si infrastrukturë ushtarake” për Hamasin.
Burimet lokale konfirmuan për mediat se shtëpia e udhëheqësit të Hamasit ishte bombarduar, ndërsa nuk informacion për fatin e dy vëllezërve. Gjatë natës së të shtunës Hamasi dërgoi rreth 120 raketa drejt Izraelit jugor, ndërsa ende nuk ka raportime për lëndime të rënda.
IZRAEL– Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka hyrë sot në ditën e pestë, duke shkaktuar 158 viktima, shumica e tyre palestinezë që jetojnë në Gaza. Ndërkoh...
BRUKSEL– Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europin për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, ka njoftuar se ministrat e jashtëm të BE-së do t...
GREQI– Një boksier veteran, 58 vjeç është ekzekutuar me tre plumba gjatë natës së kaluar në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30...
Grupi ekstremist islamik i ashtuquajtur Shteti Islamik (IS) pretendoi se ka kryer sulmin e kësaj jave në një xhami në periferi të kryeqytetit Afganistan që la t...
GAZA– Ekipet e shpëtimit në zonën El Wahda të Gazës kanë nxjerrë 5 fëmijë të cilët kishin mbetur të bllokuar nën rrënoja pas një sulmi ndaj një ndërtese mbrëmje...
GAZA– Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar pas bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, ku ...
SHBA– Ditën e sotme mblidhet Këshilli i Sigurimit i i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth luftës mes Izraelit dhe Palestinës, që është p...
GAZA- Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka lënë pas 158 të vrarë, mes tyre 41 fëmijë, por shteti izraelit nuk tërhiqet. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanja...
SEYCHELLES– Seychelles mund të mburret se është një nga vendet më të vaksinuara në botë me mbi 60 përqind të popullsisë së saj të imunizuar, megjithatë ak...