Bota

158 të vrarë në luftë, Netanjahu falenderon vendet që e mbështesin, mes tyre spikat Shqipëria: Izraeli s’i ndal sulmet,

16 Maj 2021, 07:05 Nga DOSJA
158 të vrarë në luftë, Netanjahu falenderon vendet që e

GAZA- Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka lënë pas 158 të vrarë, mes tyre 41 fëmijë, por shteti izraelit nuk tërhiqet. Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu, në një deklaratë për mediat vendase, të cilën e ripostuar edhe në disa statuse në Twitter, është treguar i prerë kur ka thënë se nuk do të tërhiqet nga sulmi.

Ajo që vihet re gjithashtu është se kryeministri izraelit ka falendeuar të gjithë  vendet që e kanë mbështetur në këtë luftë duke rreshtuar mes tyre edhe Shqipërinë, pavarësisht se nga ana e autoriteteve tona, nuk ka pasur reagime për luftën në fjalë.

??????????????????????????????????????????????????
Thank you for resolutely standing with ?? and supporting our right to self defense against terrorist attacks.

— Benjamin Netanyahu (@netanyahu) May 15, 2021

Netanyahu shton më tej se Izraeli do të vijojë të godasë fort organizatat terroriste, siç edhe e quan ai Palestinën.

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri pranë Izraelit dhe mbështesni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste. Këtë javë të kaluar, miliona izraelitë u detyruan të futeshin në strehimoret e bombave ndërsa raketat binin mbi qytetet tona. Disa izraelitë janë vrarë. Shumë të tjerë janë plagosur. Ju e dini dhe unë e di, asnjë vend nuk do ta tolerojë këtë. Izraeli nuk do ta tolerojë këtë. Nuk ka marrë ende fund. E kam thënë, ne do të godasim fort Hamasin dhe organizata të tjera terroriste. Dhe këtë po bëjmë,”- tha Netanjahu.

Të shtunën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e telefonoi Netanjahun duke kërkuar paqe, por siç duket kjo telefonatë nuk ka shërbyer për asgjë.

Çfarë po ndodh?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota benjamin netanyahu lufta izrael-palestine benjamin netanyahu lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll