Bota

30 kriminelë futen në listë! Zbardhen detaje nga hetimet pas vrasjes makabre të Karolinës në Greqi, ngushtohet rrethi për

16 Maj 2021, 06:15 Nga DOSJA
30 kriminelë futen në listë! Zbardhen detaje nga hetimet pas

TIRANË– Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me hetimet për vrasjen e 20-vjeçares Karolina Anagnostopoulos, e cila u vra në mënyrë macabre në sy të fishnjës 11 muajshe dhe bashkëshortit të saj, Haralambos Anagnostopoulos. “Ta Nea” shkruan se rrethi për të zbuluar autorët e krimit është ngushtuar dhe se autoritetet lokale kanë vënë në listë 30 persona me precedent të mëparshëm penalë.

Efektivët dhe inspektorët kanë nën vëzhgim të gjithë grupet kriminale që veprojnë në zonën ku dhe ndodhi krimi i rëndë, përfshirë dhe shqiptarë. Ata po monitorojnë lëvizjet e tyre të njëpasnjëshme dhe mjafton vetëm një  gabuar për t’i lidhur me krimin e rëndë që prej disa ditësh mban ‘pezull’ Greqinë.

Deri më tani grupi hetimor ka krijuar një profil të vrasësve falë dëshmive të mbledhura, por më kyçja është ajo e bashkëshortit të Karolinës, i cili deklaroi se kishte parë personin që i mbyti gruan.

“Në të njëjtën kohë, bandat e të huajve janë nën syrin e autoriteteve, ndërsa videot nga kamerat e sigurisë po shqyrtohen hap pas hapi. Materialet gjenetike dhe shenjat e gishtërinjve të mbledhura nga shtëpia e familjes do të ndihmojnë në zbulimin e kriminelëve. Këto të dhëna kanë vendosur në database-n me të dhënat e personave të dyshuar dhe grumbullimi i tyre mund të zbardhë identitete duke bërë lidhjet e duhura,”- thuhet në artikull.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më pare. Katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe duke torturuar bashkëshortin e të resë. 20-vjeçarja u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos karolina anagnostopoulos grabitje ne greqi haralambos anagnostopoulos karolina anagnostopoulos

Sondazh

Poll