Bota

Përgjaket sërish Greqia! Ekzekutohet me tre plumba boksieri veteran, 58-vjeçarit i zunë pritë atentatorët sapo doli nga dy

16 Maj 2021, 08:10 Nga DOSJA
Përgjaket sërish Greqia! Ekzekutohet me tre plumba boksieri veteran,

GREQI– Një boksier veteran, 58 vjeç është ekzekutuar me tre plumba gjatë natës së kaluar në Greqi. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së të shtunës në Metamorfosi në rrugën ‘3-5 Ifigenias’.

58-vjeçari ishte në një “fast-food” ku po merrte sufllaqe dhe sapo dol inga dyqani u përball me atentatorët. Të hipër mbi një motor, dy persona që mbanin skafandra, njëri të zezë e tjetri të bardhë i zunë rrugën boksierit dhe e qëlluan me tre plumba duke e lënë të vdekur në mes të rrugës.

Forca të shumta policie, oficerë nga ekipi i DIAS dhe grupi htimor mbërritën në vendin e ngjarjes dhe rrethuan zonën e krimit.  Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për vrasës me oagesë të cilët janë urdhëruar për të eliminuar 58-vjeçari, por ende nuk dihen detaje mbi autorët.

Viktima ishte një boksier veteran i AEK-ut. Nuk bëhet me dije nëse ai kishte hesapë për të shlyer, në të shkuarën e tij. Kjo është vrasja e dytë që përgjak Greqinë, ndërkohë që ende nuk është zbardhur krimi makabër i ndodhur vetëm pak ditë më parë, ngjarja ku grabitësit i morën jetën 20-vjeçares Karolina Anagnostopoulos.

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni vritet boksieri ne greqi vritet boksieri ne greqi

Sondazh

Poll