Bota

Bombardimi i godinës së “Al Jazeera dhe Asociated Press”, Antornio Guterres bën THIRRJE: Të ndalen urgjentisht sulmet nd

16 Maj 2021, 07:24 Nga DOSJA
Bombardimi i godinës së “Al Jazeera dhe Asociated Press”,

GAZA– Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres ka reaguar pas bombardimeve të vazhdueshme të Izraelit në Gaza, ku mbrëmë u sulmua godina e “Al Jazeera dhe Asociated Press”.

Në një deklaratë për mediat, ai bëri thirrje urgjente për ndalimin e sulmeve ndaj mediave dhe ndaj civilëve.

Çdo sulm pa kriter kundër strukturave të mediave civile shkelin ligjin ndërkombëtar dhe duhet të shmangen me çdo kusht”, tha Antonio Guterres. Po ashtu, Guterres ngriti shqetësimin për sulmet e vazhdueshme dhe numrin në rritje të viktimave civilë.

Çfarë po ndodh?

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 158 viktima, mes tyre 41 fëmijë dhe mbi 1000 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota antonio guterres lufta izrael-palestine antonio guterres lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll