Bota

Përshkallëzimi i luftës Izrael-Plestinë! Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

16 Maj 2021, 07:06 Nga DOSJA
Përshkallëzimi i luftës Izrael-Plestinë! Sot mblidhet

SHBA– Ditën e sotme mblidhet Këshilli i Sigurimit i  i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar rreth luftës mes Izraelit dhe Palestinës, që është përshkallëzuar që prej ditës së hënë dhe ka lënë pas 158 të vrarë.

Takimi ishte planifikuar për tu mbajtur ditën e premte, por u shty për mbrëmjen e sotme me kërkesë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilët janë aleat i Izraelit.  SHBA propozoi shtyrjen e takimit për ditën e martë, pasi sipas tyre, pritja për disa ditë mund të lejojë që situate të zgjidhet vetë, shkruan The Indipendent.

Antony Blinken , Sekretari i Shtetit  të Amerikës u shpreh të enjten se ai shpresonte që pritja për disa ditë do të lejojë që diplomacia të ketë një efekt dhe të shohë nëse kemi të bëjmë me një përshallëzim të luftës. Ai shtoi se Uashingtoni ishte i hapur dhe përkrahës i një diskutimi në Kombet e Bashkuara për luftën. Po ashtu, SHBA ka dërguar edhe një përfaqësues në Izrael, nga frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit.

Kur u ra dakord për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, postoi në Tëitter: “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta për t’u përpjekur të de-përshkallëzojnë tensionet.”

Takimi do të jetë publik dhe mendohet të përfshijë pjesëmarrësit izraelitë dhe palestinezë.  Këshilli ka zhvilluar deri më tani dy video konferenca që nga e hëna, me shpresën për të ndihmuar në ruajtjen e paqes. Një diplomat tjetër tha në mënyrë anonime se qëllimi i një takimi të ri është “të përpiqemi të kontribuojmë për paqen … dhe të kemi një Këshill të Sigurimit në gjendje të bëjë thirrje për armëpushim”.

Nga ana e saj, SHBA ka kundërshtuar miratimin e një deklarate të përbashkët duke mbështetur kërkesën e Izraelit për të refuzuar lejimin e Këshillit të Sigurimit të përfshihet në konflikt. Sipas disa burimeve, 14 nga 15 anëtarët e Këshillit ishin në favor të propozimit për të miratuar një takim të përbashkët që synon uljen e tensionit.

Këshilli, i cili përfaqëson paqen në botë, aktualisht përbëhet nga Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe, SH.B.A., Estonia, India, Irlanda, Kenia, Meksika, Nigeria, Norvegjia, Tunizia, Vietnami dhe Shën Vincenti dhe Grenadinet.

Ambasadori Palestinez në Kombet e Bashkuara, Riyad Mansour, botoi një letër zyrtarëve të lartë në organizatë, duke kërkuar të “veprojnë me menjëherë që Izraeli të pushojë sulmet e tij kundër popullatës civile Palestineze, përfshirë në Rripin e Gazës” . Ai tha se mbledhja e Këshillit duhet të kërkojë nga Izraeli pushimin urgjent të sulmeve ndaj Gazës.

Deri më tani, thirrjet ndërkombëtare për pushimin e luftës Izrael-Palestinë, nuk kanë dhënë asnjë efekt, pasi konflikti tashmë është përshkallëzuar.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara lufta izrael-palestine këshilli i sigurimit të kombeve të bashkuara lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll