Bota

Konflikti në Gaza/ Netanyahu bisedë telefonike me Biden dhe e siguron: Bombardimet e Izraelit po shmangin civilët

15 Maj 2021, 21:06 Nga DOSJA
Konflikti në Gaza/ Netanyahu bisedë telefonike me Biden dhe e siguron:

IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar një telefonatë me presidentin e SHBA, Joe Biden. Sipas mediave të huaja,  Netanyahu pretendohet se e ka siguruar se po bën gjithçka për të mos dëmtuar njerëzit që nuk janë të përfshirë në luftimet e tij me Hamasin dhe grupet e tjera në Gaza.

Sipas një përmbledhje të thirrjes telefonike të njoftuar nga zyra e Netanyahut, kryeministri izraelit i tha Biden se të papërfshirët u evakuuan. Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”.

LAJMI KRYESOR: Dita e gjashtë! Lufta Izrael-Palestinë numëron 145 të vdekur, mes tyre 41 fëmijë. Ushtria shkatërron me raketë godinën e Al Jaseera në Gaza, Hamasi vazhdon sulmin me raketa, Biden telefonon presidentin palestinez

(k.m/dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll