Bota

Dita e gjashtë! Lufta Izrael-Palestinë numëron 145 të vdekur, mes tyre 41 fëmijë. Ushtria shkatërron me raketë godinën

15 Maj 2021, 06:00 Nga DOSJA

IZRAEL– 145  persona kanë ndërruar jetë, mes tyre dhe 41 fëmijë, ndërsa janë plagosur mbi 1000 të tjerë. Ky është bilanci i një lufte të përshkallëzuar mes Izraelit dhe Palestinës që ka hyrë sot në ditën e gjashtë të saj. Një seri tjetër e sulmeve ajrore izraelite ka goditur gjatë orëve të natës së kaluar kampin e refugjatëve Al-Shati në Gaza duke vrarë të paktën dy gra dhe shtatë fëmijë, ndërsa disa të tjerë të vdekur janë ende nën rrënoja.

Izraeli ka vazhduar të bombardojë Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe predha artilerie edhe këtë të shtunë. Avionët luftarakë izraelitë hodhën të paktën tre bomba në shtëpinë trekatëshe pa paralajmëruar banorët e saj. Forca e Mbrojtjes së Izraelit thanë se breshëri raketash po gjuanin pa ndaluar nga Gaza në Izraelin jugor, duke përfshirë një raketë që goditi qytetin. Në Izrael raportohet për 13 viktima. Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur ditën e sotme objektivat në Gaza qendrore, ndërsa palestinezët hodhën raketa në shenjë hakmarrjeje pas një dite dhunë vdekjeprurëse tronditi Bregun Perëndimor dhe trazirat vazhduan brenda Izraelit.

Media ndërkombëtare Al Jazeera dhe Agjensia prestigjioze e lajmeve Associated Press janë shkatërruar pak minuta më parë nga një raketë e cila u hodh nga ushtria izraelite. Ndërtesa u sulmua nga ushtria me raketë, pas paralajmërimit që iu është dhënë pronarit të ndërtesës, duke iu lënë një orë kohë për boshatisjen e ndërtesës. Nuk dihet nëse nga sulmi ka persona të lënduar apo viktima.

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka marrë një telefonatë “të rëndësishme” nga Presidenti i SHBA Joe Biden. Kryeministri izraelit i tha Biden se “të papërfshirët u evakuuan” nga blloku i kullës së Gazës që strehonte zyra mediatike.

Mrekulli ishte shpëtimi i një foshnjeje palestineze që tashmë ndodhet në duart e mjekëve. Një prej bluzave të bardha në Gazë e konsideroi këtë të mbijetuar si një dëshmitar të gjithçkaje që ka ndodhur në atë kamp refugjatësh. Qindra familje palestineze kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe janë larguar nga kufiri me Izraelin duke u strehuar në shkolla e godina të ndryshme për t’i shpëtuar artilerisë izraelite. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka bërë me dije se janë rreth 10 mijë palestinezë kanë lënë shtëpitë e tyre në Gaza.

Si nisi lufta? Përplasjet që po mbajnë botën pezull që prej të hënës…

1.Tri raketa u hodhën nga Libani drejt Izraelit Verior dhe sipas IDF, (Forcave të Mbrojtjes së Izraelit), asnjë grup nuk mori përgjegjësinë.

2. Ushtria izraelite goditi në Gaza disa ndërtesa që sipas qeverisë përdoreshin nga militantët dhe inteligjenca.

3.Kundërpërgjigjia erdhi nga Hamas, që qëlloi me raketa Izraelin nga rripi i Gazës. Pas këtij momenti dhuna shpërtheu mes grupeve palestineze dhe izraelite brenda Izraelit.

4.Udhëtimet ndërkombëtare janë mbyllur, përfshirë edhe aeroportin kryesor atë në Tel-Aviv.

5.Janë 133 të vrarë në Gaza që sipas Izraelit ishin militantë.

Por si e sheh bota këtë përplasje?

Aleati kryesor i Izraelit, SHBA gjithashtu ka kërkuar armëpushim edhe pse ka njohur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur. Psaki tha se këshilltari i sigurisë kombëtare ka biseduar me homologun e tij në Izrael disa herë gjatë orëve të fundit. Ajo gjithashtu u shpreh se SHBA ka patur dialog të rregullt shumë herë në ditë me zyrtarë nga Egjipti dhe Katari, duke qenë tepër të angazhuar. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se ajo është “shumë e shqetësuar” për përshkallëzimin e dhunës në Izrael dhe Gaza.

Edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kërkuar armëpushim. Gjithashtu në Izrael ka shkuar një delegacion nga Egjipti për të kërkuar armëpushimm, gjë që u refuzua menjëherë. Nga ana tjetër, Hamas ka kërkuar një armëpushim reciprok në këmbim të pushimit të sulmeve nga ana e Izraelit në xhaminë Al-Aqsa në Jeruzalem. Por Izraeli nuk tërhiqet. Qeveria deklaron se Izraeli nuk po kërkon një armëpushim dhe as ka interes për një gjë të tillë.

Por cila ishte shkëndija e parë e luftës?

Luftimet nisën pas një përplasje mes policisë izraelitëve dhe palestinezëve në vendin e shenjtë në Jeruzalemin lindor. “Haram al sharif” është Mali i Tempullit dhe frekuentohet edhe nga myslimanët palestinezë edhe nga izraelitët. Përplasjet vazhduan dhe autoritetet izraelite përgjatë muajit të Ramazanit kërkuan të dëbonin familjet palestineze që jetojnë në Jeruzalemin lindor. Gjatë përplasjeve, Hamas kërkoi që qeveria izraelite të largonte policinë dhe të mos dëbonte familjet por thirrjet nuk u dëgjuan. Në këtë moment, ushtria palestineze dërgoi raketa drejt Izraelit dhe kaq mjaftoi që lufta të niste. Konflikti mes dy vendeve është i vjetër dhe daton për më shumë se 7 dekada. Izraeli ka aneksuar Jeruzalemin Lindor në 1980 dhe e quan kryeqytetin e tij, por shumica e botës nuk e ka pranuar,ndërsa Palestinezët kërkojnë pronat e tyre në më shumë se gjysmën e Jeruzalemit lindor.

(kle.mu;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll