Qeveria deklaron 6 mijë të shëruar nga COVID-19 në javë, Alimehmeti: Shifrat e fryra, të akumuluara prej kohësh
15 Maj 2021, 18:02Nga DOSJA
Rastet aktive me COVID-19 janë përgjysmuar në javën e fundit. Sipas raporteve ditore që publikon Ministria e Shëndetësisë në datën 7 maj numri i rasteve aktive me COVID-19 ishte 13.916 ndërsa 7 ditë më vonë në 14 maj raportohen rreth 6 mijë infektime më pak ose 7407 raste aktive.
Por sipas mjekut epidemiolog Ilir Alimehmeti shifrat e të shëruarve që raporton qeveria nuk përputhen me trendin e infektimeve ditore për periudhën dy mujore prill-maj 2021.
Gjatë kësaj periudhe kohore që përkon edhe me fushatën elektorale ministria e Shëndetësisë ka raportuar shifra tejet të ulëta infektimesh në rënie që shkojnë nga 160 deri në 30 infektime në 24 orë. Ndërsa nga ana tjetër të shëruarit që e kanë kaluar fazën 14 ditore pa komplikacione brenda të njëjtës periudhë kohore llogariten 8 deri 10 herë më shumë se të infektuarit.
Sipas ekspertëve mungesa e një tamponi të dytë që dëshmon saktësisht negativitetin pas infektimit me COVID-19 ka prodhuar shifra të fryra të rasteve pozitive të akumuluara prej kohësh.
Marre nga Balkan Web
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
Përveç Bashkim Dedjes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, për të cilët është vendosur sekuestrim i pasurive të tyre, nën procedurë hetimore janë edhe shta...
TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit...
TIRANË– Ditën e sotme dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt...
DURRËS– Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukati...
GREQI– Në Greqi kanë hyrë në fuqi masat lehtësuese të lockdown-it të fundit, që zgjati për më shumë se gjashtë muaj. Kështu është hequr detyrimi i lëvizjes me d...
Këto janë pasojat që breshëri ka shkaktuar në të mbjellat e fermerëve në zonën e Mabës në Lezhë. Fermerët tregojnë se me një situatë të tillë nuk janë përballua...
TIRANË–Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Mësohet se një qytetare është plagosur pas një incidenti që ndodhi pasditen e sotme ...
ITALI– Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane në qytetin Spoleto pasi është kapur me një sasi prej 1.2 kg kokainë.41-vjeçari u pikas nga pol...
GREQI– Tre grabitësit dhe vrasësit e 20-vjeçares Carolina në Greqi kanë bërë shumë gabime në krimin e tyre, të cilat do t’i dërgojnë në pranga. Emisioni ...