Gjyqtarët e shkarkuar nën hetim “sekret”/ Ikën nga ‘pushteti’ por nuk kanë shpëtuar, SPAK u po kont
15 Maj 2021, 17:41Nga DOSJA
Përveç Bashkim Dedjes, Fatos Lulos dhe Shkëlzen Selimit, për të cilët është vendosur sekuestrim i pasurive të tyre, nën procedurë hetimore janë edhe shtatë ish gjyqtarë të tjerë kushtetues dhe të Gjykatës së Lartë.
Burime për Top Channel pranë SPAK tregojnë se në vijim të hetimeve secrete është caktuar një ekspert kontabël që po llogarit edhe një herë pasuritë e të dyshuarve për veprimtare të paligjshme si dhe gjetjet e komisionit të pavarur të kualifikimit dhe menjëherë sapo ekspertiza të përfundojë, SPAK do ti drejtohet me kërkesë gjykatës antikorrupsion.
Pesë nga këta gjyqtarë i përkasin Gjykatës së Lartë prej të cilës u larguan nëpërmjet verdikteve të vettingut. Në krye të listës qëndron Artan Zeneli ish gjyqtarë i lartë i shkarkuar nga detyra në 2018 për problem me pasuritë të cilat ai nuk i justifikoi dot para KPK, por për të cilat ja hodhi fajin harresës njerëzore.
Apartamentet e shumta, toka e privatizuar dhe shitja e një trualli në Velipojë po kontrollohen nga SPAK, ndërsa SPAK bën me dije se ka administruar edhe deklaratat e Artan Zenelit pranë ILDKPI.
Ndaj Artan Zenelit, KPK zbuloi se ai gjithashtu nuk kishte deklaruar revokimin e vizës amerikane. Të tjerë ish gjyqtarë që po ju dyshohen pasuritë, si edhe Artan Zeneli, si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm janë Guxim Zenelaj, Edmond Islamaj, Tom Ndreca, Gani Dizdari dhe Admir Thanza bënë me dije burimet e SPAK.
Më herët SPAK urdhëroi sekuestrim të pasurive të tre ish gjyqtarëve të rëndësishëm, një kërkesë e cila u pranua pa asnjë diskutim nga Gjykata.
Marrë nga Top Channel
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË- Zëvendësministri i Brendshëm Besford Lamallari, i ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli ndër të tjera edhe për vrasjen e Pjerin Xhuvanit...
TIRANË– Ditën e sotme dhjetëra qytetarë protestuan në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të Palestinës e cila prej një jave është përfshirë në një konflikt...
DURRËS– Stërvitja “Defender Europe 2021” ka vijuar në një tjetër pikë të Shqipërisë. Polumbarë amerikanë dhe shqiptarë janë zhytur në Gjirin e Dukati...
GREQI– Në Greqi kanë hyrë në fuqi masat lehtësuese të lockdown-it të fundit, që zgjati për më shumë se gjashtë muaj. Kështu është hequr detyrimi i lëvizjes me d...
Këto janë pasojat që breshëri ka shkaktuar në të mbjellat e fermerëve në zonën e Mabës në Lezhë. Fermerët tregojnë se me një situatë të tillë nuk janë përballua...
TIRANË–Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Mësohet se një qytetare është plagosur pas një incidenti që ndodhi pasditen e sotme ...
ITALI– Një shqiptar ka rënë në pranga nga policia italiane në qytetin Spoleto pasi është kapur me një sasi prej 1.2 kg kokainë.41-vjeçari u pikas nga pol...
GREQI– Tre grabitësit dhe vrasësit e 20-vjeçares Carolina në Greqi kanë bërë shumë gabime në krimin e tyre, të cilat do t’i dërgojnë në pranga. Emisioni ...
Aktualitet15 Maj 2021, 14:46
TIRANË– 2 persona kanë ndërruar jetë nga Covid në 24 orë në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se në orët e fundit janë kryer 3400 testime, nga të cil...