Sport

Humbën ndjenjat në fushë, trajneri i Bilishtit: “Gjendja e tyre është e mirë, jemi rrugës për në shtëpi”

15 Maj 2021, 16:54 Nga DOSJA
Humbën ndjenjat në fushë, trajneri i Bilishtit: “Gjendja e

TIRANE – Pas ndërprerjes së ndeshjes së futbollit të femrave mes Bilishtit dhe Partizanit, pasi tre vajza të ekipit juglindor pësuan gjendje të fikëti në fushë dhe u dërguan me urgjencë në spital, Top Channel kontaktoi me trajnerin e Bilishtit, Thanas Gjatën. Ai shprehet, se gjatë ndeshjes vajzat nuk u ndjenë mirë dhe pësuan në gjendje të fikëti, e më pas u shoqëruan menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

“Sot në ndeshjen me skuadrën e Partizanit tre vajza nuk janë ndjerë mirë, patën gjendje të fikëti, as helmim siç lexova. Na u gjendën afër drejtuesit e Partizanit dhe delegati. Vajzat shkuan te Spitali Amerikan, bën një serum dhe jemi rrugës për në shtëpi. Gjendja e tyre është e mirë, por prindërit u trembën pak sepse lajmet ishin shumë alarmante”,- është shprehur për Top Channel trajneri i Bilishtit, Thanas Gjata.

Dyshimet e para ishin se futbollistet mund të ishin helmuar prej ushqimit, por policia njoftoi më herët se pas verifikimeve paraprake të kryera, ka rezultuar se futbollistet kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e shqetësimeve shëndetësore të mëparshme.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ekipi i femrave te bilishtit partizanit spitali amerikan thanas gjatën top channel ekipi i femrave te bilishtit partizanit spitali amerikan thanas gjatën top channel

Sondazh

Poll