Sulmi izraelit në redaksi, reagon AP: Jemi të “shokuar” nga sulmi në zyrat tona në Gaza
15 Maj 2021, 16:57Nga DOSJA
GAZA– Mediumi Associated Press ka reaguar pas sulmit që ndodhi në zyrat e tyre. Ata janë shprehur të “shokuar dhe tmerruar” nga sulmi izraelit në ndërtesën ku gjendeshin zyrat e AP-së si dhe të mediumit tjetër Al Jazeera në Gaza.
AP tha se ishte paralajmëruar për sulmin, gjë që i mundësoi të evakuojë gazetarët me kohë. Ndërsa Al Jazeera tha se nuk do të hesht pas sulmit.
“Është e qartë se ata që po bëjnë këtë luftë nuk dëshirojnë vetëm të përhapin shkatërrim dhe vdekje në Gaza, por edhe të heshtin media që dëshmojnë, dokumentojnë dhe raportojnë të vërtetën e asaj që po ndodh në Gaza,” tha Walid al -Omari, shefi i byrosë së Al Jazeera-s në Jerusalem.
Izraeli ka intensifikuar sulmet e tij në Gaza në mëngjesin e sotëm ndërsa militantët e Hamasit u përgjigjën duke qëlluar me raketa në Izrael.
Çfarë po ndodh në Palestinë?
Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.
(A.B)/Dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
GAZA– Avionët izraelitë kanë shkatërruar kullën Mushtaha të qytetit të Gazës. Ndërtesa e pestë shumëkatëshe është bombarduar që kur filluan sulmet ajrore të hën...
GAZA– Gazetarët e Al Jazeera nga Gaza bënë të ditur se për herë të parë në gjashtë ditë që nga fillimi i luftës, izraelitët kanë shënjestruar dhe goditur shtëpi...
GAZA– Një palestinez i quajtur Muhammed al-Mensi, që prej fillimit të sulmeve izraelite ka filmuar gjithçka duke u munduar të dokumentojë dhunën në rripi...
Bota15 Maj 2021, 15:39
GAZA– Administratori i nje pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej. Jamal Nasman nuk dukej fare i fri...
GREQI– Eurodeputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh është ekstraduar sot në Greqi.Gjykata greke i dha dë...
ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së shpejti do të dalë nga spitali nga spitali “San Raffaele”, ndodhet i shtruar që prej datës 11 maj pasi vuan...
GAZA– Gazetari, Youmna al-Sayed i Al Jazeera që raporton nga Spitali Al Shifa në Gaza, tha se spitali është aktualisht i vetmi vend ku ekipi është në gjendje të...
GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamje të reja 3D që ilustrojnë vrasjen e 20-vjeçares Carolina në banesën e saj nga banda greko-shqiptare. Emisioni “Dr...