Bota

U dënua me 13 vite burg për udhëheqjen e organizatës kriminale! Me pranga në duar, eurodeputeti i “Agimit të Artë” nj

15 Maj 2021, 15:20 Nga DOSJA
U dënua me 13 vite burg për udhëheqjen e organizatës

GREQI– Eurodeputeti i “Agimit të Artë”, Giannis Lagos të cilit PE i kishte hequr imunitetin para tre javësh është ekstraduar sot në Greqi.

Gjykata greke i dha dënimin prej 13 vitesh e tetë muaj burg për “udhëheqjen e një organizate kriminale” gjatë gjyqit të partisë neonaziste “Agimi i Artë” bashkë me liderët më të lartë të kësaj partie kishte kërkuar heqjen e imunitetit nga PE dhe dorëzimin e tij në vend për të vuajtur dënimin në burgjet greke.

Ai ka mbërritur i prangosur dhe i shoqëruar me policë në aeroportin e Athinës, e më pas është paraqitur para Prokurorit të Ekzekutimit të Dënimeve në Gjykatën e Apelit për të marrë dënimin me burg, bazuar në vendimin e lëshuar nga Gjykata Penale e Apelit me tre anëtarë në 22 tetor 2020, dhe thuhet se më pas do të çohet në burgun e Domokosë.

Lagos ishte një prej 50 të dënuarve prej drejtësisë greke, në gjyqin më të rëndësishëm në historinë greke të pasluftës.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni giannis lagos giannis lagos

Sondazh

Poll