Bota

E rëndë! Ushtria izraelite godet shtëpinë e liderit të lartë politik në Gazë

15 Maj 2021, 16:04 Nga DOSJA
E rëndë! Ushtria izraelite godet shtëpinë e liderit të

GAZA– Gazetarët e Al Jazeera nga Gaza bënë të ditur se për herë të parë në gjashtë ditë që nga fillimi i luftës, izraelitët kanë shënjestruar dhe goditur shtëpinë e liderit të lartë politik të Hamasit Khalil al-Hayya në qytetin Gaza në lindje.

Sipas medias ndërkombëtare, al-Hayya nuk ishte në shtëpi në kohën e sulmit.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar.  Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Bota 15 Maj 2021, 15:39

GAZA– Administratori i nje pallati u njoftua me telefon nga ushtria izraelite që të evakuonte godinën, pasi do të bombardohej. Jamal Nasman nuk dukej fare i fri...