Bota

‘Është e kotë ta fshehësh, kishte probleme. Por ai është LUAN’/ Berlusconi ende në spital, si është gjendja e ish-k

15 Maj 2021, 14:43 Nga DOSJA
‘Është e kotë ta fshehësh, kishte probleme. Por ai

ITALI– Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi së shpejti do të dalë nga spitali nga spitali “San Raffaele”, ndodhet i shtruar që prej datës 11 maj pasi vuan nga pasojat që i ka lënë pandemia e koronavirusit. Gjithçka filloi të hënën në mbrëmje, Berlusconi ishte në gjendje të rëndë, duke bërë që mjekët ta shtronin në spital.

“Berlusconi ka pasur disa probleme, por mendoj se për disa orë ai do të jetë në gjendje të dalë nga San Raffaele. Berlusconi  është një luan dhe do të fitojë luftën ndaj COVID. Ai kishte disa probleme, s’ka nevojë ta fsheh, por brenda disa ditësh ose javësh do të rikthehet si protagonist i politikës italiane. Unë fola me të natën e kaluar. Ai kishte ethe por asgjë për t’u shqetësuar,”– tha bashkëpunëtori i Berlusconit, Antonio Tajani (Fi).

Presidenti i Forza Italia u kthye në spital në të gdhirë të së martës, 10 ditë pasi u lirua nga spitali ku qëndroi për gati një muaj. Sipas mediave italiane, Berlusconi vuan nga pasojat e koronavirusit, duke i pasur të nevojshme kontrollet. Ai ka shfaqur: dobësi, marrje fryme, dhimbje kyçesh, takikardi, përgjumje dhe vështirësi në të folur.

Marrë nga ANSA

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota silvio berlusconi silvio berlusconi ne spital silvio berlusconi silvio berlusconi ne spital

Sondazh

Poll