Bota

Godina iu shkatërrua nga raketa e ushtrisë izraelite! Gazetarët në Gaza: Asnjë vend nuk duket i sigurtë, po transmetojm la

15 Maj 2021, 14:39 Nga DOSJA
Godina iu shkatërrua nga raketa e ushtrisë izraelite! Gazetarët

GAZA– Gazetari, Youmna al-Sayed i Al Jazeera që raporton nga Spitali Al Shifa në Gaza, tha se spitali është aktualisht i vetmi vend ku ekipi është në gjendje të raportojë drejtpërdrejt.

“Spitali eshtë vendi më i sigurt siç e dimë. Shifa ka qenë në shënjestër më parë, por padyshim që është një spital kështu që mund të jetë vendi më i sigurt tani në Gaza nga ku do të transmetojmë, “tha al-Sayed.

“Shkatërrimi është masiv. Qindra familje tani kanë evakuuar ndërtesën dhe ndërtesën pranë saj, dhe ndërtesat përballë saj, që do të thotë … më shumë familje janë shtuar në listën e mijëra familjeve që janë zhvendosur në Rripin e Gazës tani. Asnjë vend në Gaza tani nuk duket i sigurt ”.- shtoi më tej ai.

Lufta mes Izraelit dhe Palestinës ka nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 140 viktima, mes tyre 40 fëmijë dhe 950 të plagosur. Deri më tani është shkatërruar me raketë godina e Al Jaseera dhe Assosiated Press në Gaza. Ende nuk është raportuar se sa viktima apo të lënduar kishte nga ky shpërthim i cili ishte i paralajmëruar.  Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon. Netanjahu ka deklaruar se Izraelit nuk i intereson një armëpushim në këtë moment.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll