Bota

Që nga hyrja deri tek vrasja e 20-vjeçares! PAMJET e reja 3D të grabitjes në Greqi, si u sulmua banda greko-shqiptare nga qe

15 Maj 2021, 14:34 Nga DOSJA
Që nga hyrja deri tek vrasja e 20-vjeçares! PAMJET e reja 3D të

GREQI– Mediat greke kanë publikuar pamje të reja 3D që ilustrojnë vrasjen e 20-vjeçares Carolina në banesën e saj nga banda greko-shqiptare. Emisioni “Dritë në fund të tunelit” ka publikuar disa video të reja ku ilustrohet momenti që 3 grabitësit hyjnë në banesë dhe sulmohen nga qeni i familjes, të cilin e varin tek shkallët.

Më pas, pamjet tregojnë momentet kur 20-vjeçarja sulmohet, ndërsa bashkëshorti i saj vihet para tytës së armës për të treguar se ku kishin fshehur paratë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi pak ditë më parë, ku katër persona të cilët shkuan për të grabitur një shtëpi në Greqi, përfunduan duke vrarë një 20-vjeçare, qenin, dhe torturuar bashkëshortin e saj. Gruaja 20-vjeçare u gjet e vrarë, në papafingo të shtëpisë, pranë krevatit të fëmijës së saj 11 muajsh, ndërsa burri i saj 32 vjeç ishte i lidhur në një karrige në dhomën e gjumit. Ishte ai që njoftoi Policinë duke i rënë telefonit me hundë, por bashkëshortja kishtë ndërruar jetë prej kohësh. Pranë saj ndodhej foshnja, që fatmirësisht është në gjendje të mirë. Policia dyshon se krimi është bërë nga një bandë greko-shqiptare, por ende nuk ka asnjë të arrestuar.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi grabitje ne greqi

Sondazh

Poll