Bota

Masakër në Gaza! Izraeli vret 10 anëtarë të një familje palestineze, mes tyre 8 fëmijë, shpëton foshnja 2-muajshe

15 Maj 2021, 13:54 Nga DOSJA
Masakër në Gaza! Izraeli vret 10 anëtarë të një

GAZA– 10 anëtarë të një familje palestineze përfshirë fëmijët, u vranë ditën e sotme kur aeroplanët luftarakë izraelitë bombarduan dhe shkatërruan një shtëpi banimi në perëndim të qytetit të Gazës.

Midis viktimave ishin tetë fëmijë dhe dy gra, përfshirë Yasemin Hassan (31) dhe Yamin (5), Bilal (10) dhe Yusuf (11) nga familja Abu Hatab dhe Muha (36), Abdurrahman (8), Suheyb ( 14), dhe Jahja (11) nga familja Al-Hadidi.

Një kërkim për njerëzit e zhdukur nën rrënoja është duke u zhvilluar. Një zyrtar i lartë i ministrisë tha se i mbijetuari i vetëm i sulmit ishte një foshnjë 2 muajshe.

Dita e gjashtë! Lufta Izrael-Palestinë numëron 140 të vdekur, mes tyre 40 fëmijë. Ushtria shkatërron me raketë godinën e Al Jaseera në Gaza, Hamasi vazhdon sulmin me raketa

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota lufta izrael-palestine lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll