Bota

BILANCI/ 3 persona humbin jetën në Kosovë nga virusi, 40 raste të reja në 24 orët e fundit

15 Maj 2021, 13:20 Nga DOSJA
BILANCI/ 3 persona humbin jetën në Kosovë nga virusi, 40 raste

KOSOVË– Tre persona kanë ndërruar jetë nga Covid në Kosovë. Ky është përditësimi më i fundit që vjen nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Rastet e vdekjes janë nga Prizreni, Skenderaj dhe Suhareka.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 40 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2.135 mostrave.

Shifra prej 40 i bie që 1.8 për qind e të testuarve kanë dalë pozitivë. Nga sëmundja COVID-19 janë shëruar edhe 358 pacientë ndërsa raste aktive janë 5.165.

Me shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 106.843, i viktimave në 2.223 dhe i të shëruarve në 99.455.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

rajoni rajoni bilanci i covid ne kosove covid ne kosove bilanci i covid ne kosove covid ne kosove

Sondazh

Poll