Aktualitet

“Nuk kandidoj për kryetar!”/ Bujar Nishani flet nga Korça: PD ka nevojë për një reformim të thellë dhe drasti

15 Maj 2021, 10:07 Nga DOSJA
“Nuk kandidoj për kryetar!”/ Bujar Nishani flet nga

TIRANË– Ish-Presidenti Bujar Nishani dhe njëkohësisht Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike ka kërkuar sërish reformimin e Partisë Demokratike. Nga Korça, në një takim të zhvilluarm e demokratët, Nshani tha se kjo parti duhet të reformohet dhe se është shumë më tepër se një kryetar, referuar këtu kryedemokratit Lulzim Basha.

Sipas Nishani ka ardhur koha që ata njerëz që kanë aftësi, mundësi dhe kapacitet ta rikthejnë këtë parti në një parti fituese.

“Për çdo qytetar ardhja në Korçë është simbolike dhe kjo adresohet në fundjave. Jam i bindur që vizioni shkon përtej fundjavës. Jam i bindur që duhet të diskutojmë për një situatë krize që ka mbërthyer gjithë vendin. Për fat të keq ky vend prej vitesh ka marrë një rrugë degradimi në të gjitha aspektet .

Në tërësinë e vet, shoqëria shqiptare synonte për ndryshim të një situate që ishte bërë e papranueshme dhe besonim të gjithë se mekanizmi kryesor duhej të ishte PD, pasi ndryshimi vjen përmes sistemit dhe në një vend të qytetëruar brenda sistemit janë mekanizmat, partisë politike që sjellin ndryshime. Pas 25 prillit, unë jam i bindur që shumë shqiptarë kanë dëshpërim shumë të madh. 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, la po të njëjtën qeverisje që ka krijuar këto probleme të mëdha për shqiptarët, la sërish PD në opozitë, ne na shqetëson edhe më shumë degradimi i të vetmit mekanizëm dhe aktor dhe fajtorë që mund të bëjë diferencën, PD-së. Përgjegjësia është ajo që e dallon modelin që ruan parimi dhe atë që e injoron parimin. Të gjithë e vuajmë degradimin e institucioneve dhe shtetit. Përgjegjësia e palës tjetër është a do e tolerojmë, apo do ta mundim? Përgjegjësia tjetër që ne mendojmë se duhet të shpenzojmë kohë, energjitë dhe debatin është ana tjetër e medaljes, vetja jonë, kur them vetja jonë them PD, që mund të bëjë ndryshimin.

PD nuk mundi të fitojë më 25 prill. Analiza pse nuk i fituam është e gjatë dhe kjo duhet bërë, por ne duhet të shikojmë përgjegjësi politike dhe kjo fillon e mbaron te fakti që nuk fituam. Sot është koha e njerëzve që kanë aftësinë, mundësinë, forcën, kapacitetin për ta rikthyer PD në një parti të madhe, në një parti fituese. Duhen parë përgjegjësitë, duhen marrë përgjegjësitë dhe duhen shfrytëzuar resurset që PD ka. Ne duhet të bëhemi të vërtetë dhe jo fiktivë, të vërtetë dhe jo hileqarë. PD ka nevojë për një reformim drastik. Thirrja kryesore është për PD ajo është më e madhe sesa një kryetari dhe karrige. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek Basha IK, por të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proçes më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari. Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD-në. Nuk do të kandidoj për kryetar PD-je, bini rehat,”- tha Nishani ndër të tjera. 

(f.m/Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bujar nishani doreheqja e lulzim bashes bujar nishani doreheqja e lulzim bashes

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 09:19

TIRANË– Grupi i miqve të Mehmet Qemës kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe presin të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arr...

Aktualitet 15 Maj 2021, 07:40

Nga Raimond KolaMëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të z...