Aktualitet

Nuk kontrolloi punën dhe u plagos një 32-vjeçar, procedohet një punëtor në minierën e Bulqizës

15 Maj 2021, 08:07 Nga DOSJA
Nuk kontrolloi punën dhe u plagos një 32-vjeçar, procedohet

BULQIZË– Një 42-vjeçar, punëtor në minierën e Bulqizës është proceduar nga policia, Pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë

Polica bën me dije se procedimi i tij u bë pasi ai nuk bëri kontrollin teksnik të punës dhe si pasojë, është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar një punëtor 32-vjeçar, i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Shkelje e rrrgullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin, N. Gj., 42 vjeç, banues në Bulqizë, punonjës pranë një firme minerare në Bulqizë.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi ky shtetas nuk ka bërë kontrollin teknik të frontit të punës sipas rregullores dhe për pasojë gjatë punës në galeri është shembur një copë minerali dhe ka mbetur i lënduar shtetasi H. R., 32 vjeç,(punëtor), i cili ndodhet për mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet miniera e bulqizes procedohet punetori miniera e bulqizes procedohet punetori

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 07:40

Nga Raimond KolaMëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të z...

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...