Aktualitet

E BUJSHME/ Turqit thonë se janë afër, arrestimi i Faruk Ozer pritet nga momenti në moment, operacioni po zhvillohet në 4 zo

15 Maj 2021, 08:20 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Turqit thonë se janë afër, arrestimi i Faruk Ozer

TURQI- Autoritetet turke janë optimiste se janë shumë afër kapjes së bosit të kriptomonedhave, Faruk Fatih Ozer. Sipas mediave turke, operacioni për kapjen e tij ka nisur dhe pritet që të finalizohet brenda 48 orësh. Ozer do të dalë fillimisht para autoriteteve shqiptare dhe më pas do t’i dorëzohet Interpolit.

TRT News shkruan se operacioni ka nisur dhe po zhvillohet në 4 zona të ndryshme të Tiranës, aty ku dyshohet se fshihet biznesmeni i kërkuar për mashtrim në vlerën e 2 miliardë dollarëve.

Ai akuzohet se përmes kompanisë së tij, Thodex, mashtroi mijëra turq që kanë investuar paratë e tyre, rreth 2 miliardë dollarë në monedhat virtuale. Më pas, ai shpalli falimentin e kompanisë, bëri mbylljen e ndihmën e motrës së tij dhe u arratis drejt Shqipërisë.

Më 20 prill ai ka mbërritur në Shqipëri përmes një bilete që bleu në Air Albania. Ndërkohë që policia turke ka mbërritur në Shqipëri prej ditësh dhe pritet që arrestimi të bëhet mes dy palëve.

(F.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i faruk ozer faruk ozer arrestimi i faruk ozer faruk ozer

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 07:40

Nga Raimond KolaMëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të z...

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...