Aktualitet

Arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi në Kakavijë, futi emigrantë të paligjshëm në Shqipëri: 300 euro për t’ju çuar

15 Maj 2021, 07:16 Nga DOSJA
Arrestohet 21-vjeçari nga Bangladeshi në Kakavijë, futi

TIRANË– Një 21-vjeçar nga Bangladeshi është vënë në pranga pasi është kapur teksa fuste emigrantë të paligjshëm në vendin tonë. Sipas njoftimit të policisë, 21-vjeçari me inciialet S.I., është kapur në Kakavijë me shtatë emigrantë të paligjshëm.

Ai po ndihmonte këta të fundit të kalonin kufirin dhe u kishte premtuar dërgimin në Tiranë në këmbim të 300 eurove për person. 

Njoftimi i policisë: Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet i riu nga bangladeshi bangladesh kakavije arrestohet i riu nga bangladeshi bangladesh kakavije

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 06:41

TIRANË– Policia e Tiranës ka sqaruar konfliktin e ndodhur një natë më parë në “Rrugën e Kavajës”, ku fillimisht u raportua se ishte përdorur armë zjarri. N...