Aktualitet

15 Maj 2021, 09:19 Nga DOSJA

TIRANË– Grupi i miqve të Mehmet Qemës kanë dalë sot para Gjykatës së Tiranës dhe presin të njihen me masën e sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka kërkuar “arrest me burg” për burg për autorin e krimit, Marjus Dema, masë e cila u aprovua nga Gjykata.

Ndërsa për shokët e tjerë Xhuliano Koçi dhe Frenkli Myftari është caktuar “arrest shtëpie”. Trupi gjykues ka vendosur masën “Detyrim me paraqitje” për Eder Pjetrën, Marjus Halilin, Blerim Hotin dhe Erlin Pekën.

Nga pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet se Dema, i akuzuari për vrasjen e shokut të tij Mehmet Qema e mban gjithë kohës kokën ulur. Një nga shokët duke mjaft i shokuar në seancë bazuar dhe në lëvizjet që bën.

Sot është zbardhur edhe dëshmia e pronarit të një servisi që pa skenat e para pas krimit të ndodhur në rrugën 5 Maji. Pronari i servisit ka deklaruar para grupit hetimor se është lajmëruar nga një tjetër person për vrasjen dhe ka shkuar pranë ‘shtëpisë së bardhë’ ku ndodhej dhe lokali ku u vra Qema. Ai shton se ka parë autorin e krimit Marjus Demën që të shtrihej në tokë duke qarë dhe thoshte “çfarë bëra për kokë të gocës”.

Por si ndodhi krimi?

Qema bashkë më miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal të marrë me qira nga Marjus Dema që është një kohësisht dhe autori i krimit. Fillimisht u raportua se të rinjtë po luanin lojën e rrezikshme ‘ruleta ruse’. Ishte Marjus Dema, ai që mori armën dhe siç e do zakoni qëlloi në drejtim të shokut, të cilit i ra fati i keq për të marrë plumbin e pistoletës me mulli.

Qema u dërgua në spital nga miqtë e tij, por fatkeqësisht mbërriti i pajetë në duart e bluzave të bardha. Autori dhe pesë shokët që ishin dëshmitarë janë vënë në pranga tashmë, pasi akuzohen se kanë pastruar skenën e krimit. Nga ana tjetër, policia ka nisur hetimet për ndonjë konflikt të mundshëm, pasi në lokalin ku ndodhi krimi është gjetur një makineri që prodhon bitcoin.

(kle.mu;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eder pjetra frenkli myftari marjus dema marjus halili vritet mehmet qema eder pjetra frenkli myftari marjus dema marjus halili vritet mehmet qema

Sondazh

Poll

Aktualitet 15 Maj 2021, 07:40

Nga Raimond KolaMëngjesin e 20 prillit, Agjencia e Rojeve Kufitare dhe Bregdetare të Bashkimit Europian, Frontex, publikoi fotografinë e tre çantave të z...